Fedez ka reaguar për herë të parë me një deklaratë të gjatë në rrjete sociale, për gjithë dramën Ferragnez që ka marrë vëmendjen e gjithë njerëzve këto ditët e fundit. Ai nisi duke përgënjeshtruar menjëherë aludimin se kishte menduar të ndahej nga Chiara, vetëm pak kohë përpara dasmës së tyre:
"Ideja që mendova të lija gruan time gjatë dasmës për të ikur në anën tjetër të Italisë, është thjesht qesharake. Zgjodha Chiara-n me bindje, e desha, u martova pa hezitim dhe ndërtuam një familje së bashku. Pavarësisht konflikteve, ajo do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për mua sepse është nëna e fëmijëve të mi."


