
Nëse po kërkoni një rifreskim të flokëve për vjeshtën, ngjyra karamel është zgjedhja ideale. Ky kombinim i ngrohtë i tonit të karamelit me nuanca të buta bionde dhe kafenjtë krijon një pamje natyrale dhe tërheqëse, e përshtatshme për çdo sezon. Ja, shikoni Kiarën për referencë!
Ekspertët e flokëve e përshkruajnë si një nuancë të butë dhe të ngrohtë që kombinon elegancën dhe stilin pa e tepruar. Është e lehtë për mirëmbajtje dhe jep një efekt shkëlqimi pa të munduar shumë për mirëmbajtjen, perfekte për ata që preferojnë një pamje të sofistikuar.
Nga theksime të ndezura deri te nuanca delikate të diellit, kjo ngjyrë mund të personalizohet sipas tonit të lëkurës, duke e bërë zgjedhjen më të thjeshtë për një pamje moderne dhe të rafinuar këtë sezon. Siç tha dhe Kiara, një ndryshim shumë ikonik. :)