Chris Voss është një autor dhe sipërmarrës amerikan. Ai punoi si negociator pengjesh në FBI dhe së fundmi po ndan njohuritë e tij rreth komunikimit njerëzor. Një aftësi kryesore që ai zotëroi gjatë 24 viteve të tij si një nga negociatorët kryesorë ndërkombëtarë të FBI-së ishte inteligjenca emocionale. Sekreti, sipas Voss, është të dish të dëgjosh dhe lexosh njerëzit.
Në vitin 1993, për shembull, dy burra mbajtën peng tre punonjës në një bankë në Bruklin, Nju Jork. Chriss Voss ishte negociatori i dytë në telefon me një nga grabitësit e bankës.
Për të zgjidhur konfliktin, ai bëri tre gjëra, të cilat ai thotë se njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale i bëjnë kur komunikojnë me të tjerët, veçanërisht gjatë bisedave të ndjeshme:
Flisni me qetësi
Në atë negociatë të vitit 1993, Voss përdori një teknikë që ai e quan "Zëri i spikerit të radios natën vonë": një zë qetësues, por jo i nënshtruar, që mund të zbatohet në çdo situatë. Ky ton zëri shkakton një reaksion neurokimik që qetëson trurin e bashkëbiseduesit tuaj. Më pas krijon një bisedë më të qartë dhe më të qetë.
"Kurioziteti i vërtetë është një truk për kontrollin emocional," tha Chris Voss në një intervistë në podcast. "Nëse flisni me zë të lartë dhe të vendosu apor me një zë të butë dhe qetësues, mund të qetësoni personin tjetër dhe veten."