Metropolitan

Vëmendje! Po ndodh një dramë mes Lana Del Rey-t dhe Taylor Swift-it?

Vëmendje! Po ndodh një dramë mes Lana Del Rey-t dhe Taylor
WireImage


Taylor Swift njoftoi se më 3 tetor do të publikojë albumin e saj të ri “The Life of a Showgirl”, i ashtuquajtur gjithashtu “TS12”, pasi është albumi i 12 i këngëtares. Por, disa orë më vonë, Lana Del Rey publikoi një foto në Instagram Stories, ku bëri me dije se do të ketë një këngë të re.

“Track 13”, shkroi këngëtarja e “Summertime Sadness”, duke i bërë tag edhe Jack Antonoff, me të cilin Tay ka bashkëpunuar më parë, por jo në këtë album.

Vëmendje! Po ndodh një dramë mes Lana Del Rey-t dhe Taylor

Fansat e Taylor Swift mendojnë se nuk është aspak rastësi që Lana publikoi këtë njoftim në të njëjtën datë me Tay-n. Gjithashtu, ajo përdori edhe numrin me fat të Taylor, 13.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LANA DEL REY (@honeymoon)

“Lana po publikon Track 13 në të njëjtën ditë me albumin e Taylor Swift,” theksoi një përdorues në X. “Duke ditur që 13 është numri me fat i Taylor”, vijoi ai. Një tjetër shkroi në Instagram se po shihte një përsëritje të ‘diss-eve Kendrick-Drake”. “Kendrick Lamar kundër Drake 2.0”, shkroi personi në rrjetin social.

Vëmendje! Po ndodh një dramë mes Lana Del Rey-t dhe Taylor

Të tjerë u fokusuan te përmendja e Jack Antonoff, pasi siç e thamë më sipër, Taylor shpesh punon me producentin 41-vjeçar, por duket se nuk e ka bërë këtë për albumin e saj të 12-të.

Vëmendje! Po ndodh një dramë mes Lana Del Rey-t dhe Taylor

Taylor e la të kuptohej qartë këtë të martë, kur publikoi një listë të kuruar në Spotify me 22 këngë të saj, të gjitha të prodhuara nga Max Martin dhe Shellback, se ishte shumë e lumtur dhe krenare për këtë bashkëpunim.

Vëmendje! Po ndodh një dramë mes Lana Del Rey-t dhe Taylor

Më pas, bashkëshortja e Antonoff, aktorja Margaret Qualley, u pyet për albumin e ri të Taylor, gjatë një momenti të sikletshëm në emisionin Today. Aktorja, 30 vjeçe, tha të mërkurën se nuk “dinte asgjë” dhe qeshi në siklet, përpara se të thoshte nën zë: “Jam e emocionuar që do e dëgjoj”.

Vëmendje! Po ndodh një dramë mes Lana Del Rey-t dhe Taylor

Taylor Swift dhe Lana Del Rey janë shoqe që kur u takuan në MTV Europe Music Awards në 2012. Lana Del Rey e ka lavdëruar më parë yllin e pop-it në një intervistë për BBC News vitin e kaluar.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎