KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
Anabelizim

Veshjet & aksesorët e banorëve në historinë e BBVA që meritojnë një muze të posaçëm

Veshjet & aksesorët e banorëve në historinë e BBVA

Mirë se vini në një nga hapësirat më të shenjta të modës shqiptare: Muzeu Imagjinar i BBVA-së. Këtu nuk gjeni Mona Lisa-n, por do të udhëtoni nga xhinset e famshme të Donaldit deri te unaza rozë e Gjestit, nën ndriçime dramatike që do t'ju bëjnë të teletransportoheni në periudhën kur këta ikona të reality show-t jetuan. Le t'ia nisim me guidën:

Salla 1: “Trashëgimia e xhinseve të Donald Veshajt”

Veshjet & aksesorët e banorëve në historinë e BBVA

Në qendër të kësaj salle ndodhen një palë xhinse që kanë parë më shumë kamera se shumica prej nesh gjatë gjithë jetës. Të gjera, pak të përdorura - por super të rehatshme - këto xhinse të Donaldit nga BBVA 1 janë bërë simbol i stilit "erdha, vesha ç'më zuri dora dhe voila: dukem super cool."

Shënim në mur: Ky objekt pati ndikim të menjëhershëm në stilet e djemve nëpër Shqipëri dhe më gjerë.

Salla 2: “Xixëllonja Verbuese (aka Arjola Demiri)”

Veshjet & aksesorët e banorëve në historinë e BBVA

Ndriçimi këtu është i tepruar me qëllim – për të përfaqësuar çdo fustan me xixa që Arjola ka veshur ndonjëherë. Çdo look i rrugëtimit të saj në BBVA thoshte: "Jam një diva dhe duhet të sigurohem që ta marrë vesh e gjithë njerëzia."

Një vizitore e muzeut u dëgjua të thoshte: "Rastisa një herë në rrugë me Arjola Demirin dhe nuk ia pashë dot fytyrën prej reflektimit verbues të teminave të saj."

Salla 3: “Printet e pamëshirshme – starring Tan Brama”

Veshjet & aksesorët e banorëve në historinë e BBVA

Kjo dhomë është vizualisht e lodhshme. Dhe kjo është pikërisht ajo që Tan Brama do të donte. Kostumet e tij me trëndafila, diej, trupa qiellorë dhe çfarëdo printi tjetër që ekziston, mbetën thellë në memorien e publikut shqiptar.

Në një cep të sallës qëndron një poster që thotë: "Normalja është e mërzitshme." Tani e dimë kush e tha i pari.

Salla 4: “Pizhamat që fituan çmim Nobel – Egla Ceno”

Veshjet & aksesorët e banorëve në historinë e BBVA

Në këtë ambient të butë, me drita të ngrohta dhe aromë kamomili në ajër, ekspozohen pizhamat me kuadrate të Eglës. Ato janë bërë simbol i qëndrueshmërisë, rehatisë dhe paqes shpirtërore. Për ironi, cilësi këto që personazhi që i mbante veshur nuk i vinte shumë në zbatim.

Një tabelë shpjeguese me një citim anonim thotë në fund: "Kur je mbretëresha në kohë lufte, fustani është gjëja e fundit që të duhet.”

Salla 5: “Tapeti i kuq në Kashar – Françeska Murati”

Veshjet & aksesorët e banorëve në historinë e BBVA

Kjo është zona ku hyn me atlete dhe del duke u ndjerë sikur ece mbi tapet të kuq. Fustanet e Françeskës janë aq luksoze, sa një vizitori gjerman i ra dy herë të fikët nga mungesa e modestisë.

Shkëlqim, tyl, drama, klas, princeshë në mëngjes, femme fatale në darkë. Te stili i Françeskës mund ta gjente veten kushdo.

Salla 6: “Unaza që bëri më shumë bujë se lidhja e tij – Gjesti”

Veshjet & aksesorët e banorëve në historinë e BBVA

Në një kuti xhami, e ndriçuar në rozë neon, qëndron unaza me nam e Gjestit. Ajo unazë nuk ishte kurrë thjesht një aksesor, por një revoltë: "E kam vënë dhe s’e kam ndër mend ta heq."

Një nga vizitoret pyeti: "Pse, është nga Swarovski?” dhe stafi i muzeut qeshi.

Veshjet & aksesorët e banorëve në historinë e BBVA

Salla 7: “Vathët që konkurruan katedralet – Rozana Radi”

Veshjet & aksesorët e banorëve në historinë e BBVA

Vathët e Rozanës nuk ishin për njerëz me qafë të dobët. Nëse ndonjëherë e keni parë Rozanën dhe keni menduar “uau sa grua e fortë duket”, tani e dini pse – ajo mbante gjysmën e peshës së kësaj bote mbi supet e saj.

Ekspozita është e shoqëruar me audion në sfond: "Zëri i saj? I fuqishëm. Forca e veshëve: Drithëruese deri në palcë."

Dhe me këtë mbyllje motivuese, vizitorët dolën nga muzeu të ndryshuar një herë e përgjithmonë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"