KESHILLA PER BLERJET TUAJA

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Ishte Lek 2,100 Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,800.00

PANTALLONA VERO MODA

NGA ROGERS.AL

Lek 4,200.00

KEMISHE VERO MODA

NGA ROGERS.AL
Mama

Zamira Kita flet për depresionin pas lindjes

Zamira Kita flet për depresionin pas lindjes

Zamira Kita, e ftuar në “Natën me Aulonën”, ka folur hapur për periudhën e errët të jetës së saj. Ajo u ndal te depresioni pas lindjes, si dhe mendimet për të lënduar veten.

“Një problem që kam diskutuar (ka qenë) depresioni që kam kaluar pas lindjes. Kam zgjedhur ta ndaj me publikun dhe e kam bërë me vetëdije të plotë, sepse ka shumë gra që e kalojnë dhe duhet ta dinë se do kohën e vet që të kalojë”, tha ajo, duke theksuar se i ka zgjatur 40 ditë.

“Është një luftë që ti do ta bësh vetë dhe do i lësh kohë që të kalojë”, u shpreh aktorja, duke shtuar se nuk e ndihmoi asgjë. “Ndoshta psikologu do të më kishte ndihmuar, por unë isha në një fazë që nuk dëgjoja dot askënd dhe nuk komunikoja dot me njeri. Isha e mbyllur në vetvete”.
 
Zamira tha se askush nuk e ka besuar në këtë periudhë dhe se njerëzit e afërt mendonin se përkëdhelej. “Edhe Beni (bashkëshorti), sado që përpiqej të më besonte, prapë i dukej sikur e ekzagjëroja”, nënvizoi.
 
Aktorja tha se asokohe doli nga rutina e saj dhe se lidhja me bashkëshortin nuk ishte si më parë. Zamira u shpreh se u sëmur në atë periudhë dhe se vetëm nëna e një shoqeje e vizitoi dhe i këshilloi familjarët që të kujdeseshin për të.
 
Aktorja pranoi se ka pasur momente kur ka menduar t’i bëjë keq vetes. E pyetur nga Aulona, Zamira tha se “po, e kishte menduar” diçka të tillë.
 
“E vetmja gjë që më qetësonte ishe kjo rrugëzgjidhje, që kur e mendoja, thoja se e kisha një shpëtim. Më qetësonte dhe mendoja se të paktën do i jepja fund dhimbjes. Nuk kisha dhimbje fizike, por një ankth që më mbyste”, duke vijuar se i kupton shumë mirë njerëzit që kalojnë depresionin, qoftë ai pas lindjes ose jo.
 
Zamira tha se këta persona kanë nevojë për njerëz pranë vetes, që t’i duan, t’u gjenden dhe t’ua lehtësojnë barrën, që t’u tregojnë se do e kalojnë një periudhë të tillë.
 
Ajo tha se për 40 ditë nuk mund ta gëzonte të bijën, sepse nuk e dinte se çfarë e trembte. Më pas, gradualisht, nisi të flinte, pasi më parë nuk mund ta bënte këtë. Aktorja tregoi se kur fjeti për thjesht 5 mintua te shtëpia e së ëmës, e kuptoi se mendja e saj po reagonte dhe nisi të shpresonte për shërimin.
 
“Pak lot, pak sforcim, pagjumësi, por do të kalojë”, tha ajo, duke thënë se episodet nuk iu përsëritën më.
 
Depresioni pas lindjes nuk pret vetëm gratë, por edhe burrat.
 
Disa shenja që duhen pasur parasysh te depresioni pas lindjes te gratë janë:

Të marrësh një vendim duket diçka terrorizuese

Nënat e prekura nga depresioni pas lindjes kanë gjatë gjithë kohës ndjesinë se vendimet e tyre lidhur me fëmijën mund ta dëmtojnë atë. Ato janë të terrorizuara nga marrja e vendimeve dhe mendojnë se nuk po bëjnë një punë të mirë.

Nuk fle as kur fle fëmija

Pjesa më e madhe e nënave të reja nuk flenë gjumë sa duhet në muajt e parë pas lindjes. Por, në rastin e depresionit pas lindjes, nënat shpesh nuk flenë as kur foshnja fle dhe mungesa e gjumit sjell probleme të reja.

Ndihesh e trishtuar dhe e stresuar gjatë gjithë kohës 

Ekspertët shprehen se është normale që në javët e parë pas lindjes, nëna të ndihet disi e mërzitur, të qajë apo të ndihet e stresuar. Por, nëse kjo gjendje vijon për një kohë më të gjatë, do të thotë se mund të keni të bëni me depresion pas lindes.

Mendon se mund të lëndosh veten ose fëmijën 

Edhe nëse nuk kesh kurrë ndërmend të bësh një gjë të tillë, por këto mendime të kalojnë nëpër kokë, është shenjë se duhet të flasësh me një mjek. Sigurisht që mund të kesh turp të flasësh me dikë tjetër për këto mendime, por ndihma e menjëhershme është një domosdoshmëri, si për ty, ashtu edhe për fëmijën dhe familjen tuaj.

Sa i përket depresionit pas lindjes te burrat është shumë i zakontë. Depresioni i baballarëve të rinj është një problem ekzistues dhe në botë ka shumë raste të tilla. Viteve të fundit, rastet e burrave që vuajnë depresionin pasi bëhen prindër janë shtuar me 68%.

Të bëhesh me fëmijë sjell ndryshime rrënjësore në stilin e jetesës, edhe nëse lindjen nuk e ke bërë ti. Te gratë, nivelet e luhatshme hormonale dhe ndryshimet neurokimike që ndodhin në tru ndikojnë në një masë të madhe. Por në fakt, një studim i “American Journal of Human Biology” (Revista Amerikane e Biologjisë së Njeriut) ka treguar se edhe burrat përjetojnë çrregullime hormonale pas lindjes së një fëmije. Ulja e nivelit të testosteronit mund të shtojë rrezikun e depresionit dhe ankthit.

Shtoji kësaj pasoja të tjera si stresi kronik, ushqyerja e parregullt dhe mungesa e gjumit, edhe ata i kanë të gjitha gjasat të kalojnë një episod depresioni, që në pakujdesi mund edhe të shndërrohet në depresion kronik.

Por nuk janë vetëm ndryshimet hormonale ato që luajnë rol tek depresioni pas lindjes i burrave. Një prej faktorëve është edhe ndjesia e shkëputjes nga nëna dhe fëmija, pasi në shumë raste babai lihet jashtë proceseve kryesore të rritjes së bebes. Është tejet e rëndësishme që babait t’i jepet mundësia të krijojë lidhje me fëmijën dhe të ndihet i dobishëm në përkujdesjen për të.

Mbi të gjitha, presioni i kulturës karshi prindit mund ta bëjë këdo të ndihet i paaftë. Pritshmëritë e larta ndaj mamasë dhe babait, që të kujdesen për fëmijën në një mënyrë të caktuar, janë zakonisht shumë larg realitetit të një jete pa gjumë, me kequshqyerje dhe hutim, ku prindërit e kanë tepër të vështirë të bëjnë çdo gjë në përsosmëri, me gjithë ngarkesën që vjen befas në jetën e tyre.

Artikuj të sugjeruar:

 

SHORTS

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"

Tirana-Partizani: Ndeshja që ndan kryeqytetin në dysh

A janë vërtet vajzat xheloze (në fshehtësi) për njëra-tjetrën?

A tërhiqen seksualisht miqtë nga njëri-tjetri, flasin ekspertët

Arbër Çepani tregon “sekretet” e flirtit: "Vajzat shqiptare janë 20 hapa para djemve"