Horoscope

10 situata që vetëm një Luan mund t’i kuptojë

10 situata që vetëm një Luan mund t’i kuptojë
The Darling Tree

Luani është VIP-i i horoskopit dhe shenja që shkëlqen kudo ku shkon. Nëse sapo ndien energjinë të ndryshojë me hyrjen e një personi në dhomë, me siguri, ke parë një Luan. Inteligjent, seksi dhe pasionant, Luani di si të rrëmbejë vëmendjen, për mirë ose për keq.

Ja 10 situatat që veç një Luan i kupton:

Mund të qetësohet nëse askush nuk i kërkon të qetësohet

Thuaji një Luani “epo mirë, qetësohu” dhe shih se si do i marrin flokët flakë si Hadi te “Herkuli”.

Thjesht vdes për komplimente

Luani do të llastohet dhe të marrë pafund komplimente, ndaj shkrihet fare kur dikush i vë në dukje një cilësi të mirë, ose e komplimenton për veshjen/pamjen.

Kur shkon në një festë, por sheh që s’janë miqtë e tu, ndaj do të ikësh direkt

Megjithëse një shenjë sociale, Luani do të ketë rreth e rrotull miqtë më të mirë dhe të kalojë kohë me ta. Ndaj, nëse shkon në një festë dhe nuk i gjen vërdallë njerëzit e vet, është momenti të marrë plaçkat dhe të largohet.

Lideri i çdo grupi

Pse askush nuk merr dot vendime nëse s’i merr një Luan?!

Gjestet më romantike

Shiko, askush nuk e konkurron dot një Luan kur bëhet fjalë për romanticitet, ndaj thjesht hiq dorë. Luani është gjithnjë gati të shkojë në ekstrem, për të të bërë të ndihesh i/e lumtur.

Jeton në kështjellën e vet perfekte

Jo, s’mund të hysh nëse nuk je princ/eshë!

Flirton me të gjithë

Kur një Luan lidhet seriozisht me dikë, mërziten 890 të tjerë, sepse të gjithë mendojnë se do të martoheshin me një Luan. Epo, ca e kanë fatin, ca kanë trishtimin.

I kalon gjithnjë pritshmëritë

Kur një Luan thotë “do ta bëj diçka”, e bën dhe e kalon çdo pritshmëri, sepse po, kaq ekstra është.

Ka batutat më të lezetshme

Ku ka të qeshura me lot, ka një Luan në tavolinë. Na beso!

Super i sinqertë dhe më e bukura? S’ia merr njeri për ters

Të gjithë e njohin karakterin e Luanit, të gjithë e duan një Luan, ndaj kush mund t’ia marrë për ters një të vërtetë të thënë me shaka?

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎