Promo

Detaje që nuk t’i tregon askush për pushimet me miqtë!

Detaje që nuk t’i tregon askush për pushimet me miqtë!
Foto: MadeByShev/ Pinterest

Pushimet me miqtë janë si një film komedi: gjithmonë nis me entuziazëm, planifikohet me Excel dhe grup whatsApp, por përfundon me batuta (në rastin më të mirë) dhe shpërthime 5-minutëshe që askush s'i parashikon dot.

Le të flasim hapur: nuk është gjithmonë sunset & cocktails! Ka plot detaje që askush nuk t’i tregon, por që i përjeton vetëm kur e provon vetë…

Detaje që nuk t’i tregon askush për pushimet me miqtë!

1. “Grupi i WhatsApp-it” që kurrë s’bie dakord

Fillon bukur me emrin Summer Vibes 2025, por shpejt kthehet në fushëbetejë: kush do të marrë avionin më të lirë, kush do të flejë në apartament dhe kush do të paguajë “pak më shumë sepse do pamje nga deti”. Në fund, gjithmonë del një person që thotë: “Unë s’kam problem, bëni si të doni”… dhe befas, është pikërisht ai që bëhet problemi më i madh.

Detaje që nuk t’i tregon askush për pushimet me miqtë!

2. Drama e mëngjesit

Eshtë gjithmonë njëri që zgjohet në 7:00 për vrap buzë detit dhe dikush tjetër që del nga krevati në 12:30, me syze dielli në fytyrë dhe me fjalinë: “Po pse s’na zgjuat?!” Ndërkohë, ata të parët kanë ngrënë dy herë mëngjes, kanë bërë banjo dielli dhe tashmë po mendojnë për drekën.

Detaje që nuk t’i tregon askush për pushimet me miqtë!

3. Lufta për muzikën në makinë

Udhëtimi me makinë drejt plazhit? Kënaqësi totale… deri sa dikush kërkon të dëgjojë “mix-in e tij të preferuar”, që rezulton një playlist 7-orëshe vetëm me deep house 2010. Në këtë moment kupton se fjalët “vendos diçka që pëlqejnë të gjithë” janë thjesht një mit.

Detaje që nuk t’i tregon askush për pushimet me miqtë!

4. Fotot që duhen bërë…dhe ribërë

Pushimet me miq janë praktikisht një “photoshoot”. Do foto me këmbë në ujë, foto me detin në sfond, "foto spontane" dhe pastaj fillon gara për filtra. Një gjë është e sigurt: dikush do të mërzitet pse “në foton time dukem keq, pse s’më thate të bëja tjetrën”.

Detaje që nuk t’i tregon askush për pushimet me miqtë!

5. Të gjithë janë organizatorë… deri në ditën e tretë

Ditën e parë: “Nesër bëjmë hiking, të enjten not, të premten party boat!”
Ditën e tretë: “Rrimë këtu se është vapë, mirë jemi…”
Pushimet me miq ndjekin gjithmonë këtë cikël natyral: planifikim, aktivitet i vrullshëm dhe pastaj “mos bëjmë asgjë sot, të lutem”.

Detaje që nuk t’i tregon askush për pushimet me miqtë!

6. Debati i përjetshëm: ku do hamë?

Ky është klasik. Njëri do pizza, tjetri kërkon “të provojmë diçka tipike lokale”, dikush do fast food sepse “mbarojmë punë shpejt”. Dhe gjithmonë përfundoni në një vend që nuk e donte askush, por që ka ëi-Fi të fortë për të postuar story.

7. Njëri, gjithmonë ka harruar diçka

Në rastin më të keq, jeni të gjithë rrugës për aeroport ose në makinë dhe dëgjoni një britmë. MOOOS! Kam harruar Iqos-in! Kaq mjafton për të kuptuar që kthimi mbrapsht është i panegociueshëm. Për përdoruesit e Iqos, nuk ka pushime pa të kështu që kthehemi pas ta marrim dhe ndërkohë të tjerët bëjnë kontrollin teknik se mos ndonjëri ka harruar pasaportën...

-Artikull promocional

REELS

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti