
Në podcast-in "Mam" me Orinda Hutën, ishte e ftuar Adrola Dushi, e cila ndër të tjera, foli dhe për dëshirën e madhe për të bërë një fëmijë tjetër.
"Dua shumë. Ma ka kërkuar shumë më herët [djali], por s'kisha përgjigje për të. Tani është rritur, ka dëgjuar këtë gjënë që mamat kanë ndërlikime kur lindin, ka frikë se mos më humbet mua dhe thotë 'jo, nuk dua fare, dua të të kem ty'."
Nga ana tjetër, Adrola shprehet se e dëshiron një familje të madhe dhe diskuton shpesh me të birin, Troin, për këtë temë:
"Unë ia përmend shpesh sepse dua një familje të madhe, por që... Tani dua një vajzë. Po vdes për një vajzë të them të drejtën. Do doja shumë."
Dëshira e saj, Adrola thotë se do të ishte një lumturi e madhe dhe për Troin:
"E di që do ishte diçka që Troin do e lumturonte shumë. Ai është gjithmonë vetëm dhe e di që kur i vijnë fëmijë, ai rilind."
Dhe në fund, duke mësuar nga jeta e saj, Adrola ndau një reflektim shumë të bukur për mënyrën si ajo mendon të rrisë vajzën e saj kur të vijë dita:
"Nëse është vajzë, unë do jem prindi i saj dhe babai i saj. Nuk do jetë vëllai prindi i saj. Mendoj që është gabimi më i madh që i bëhet një vajze ose një fëmije, ai duhet ta dijë kë ka prind, nuk mund të bëhen të gjithë prind. Sepse ajo nuk do dijë kë të dëgjojë, unë nuk kam ditur kurrë. Dhe mendoj që kjo është gjëja kryesore për një vajzë."