Promo

Bashkë me shtatorin, rikthehet edhe rutina juaj e preferuar

Bashkë me shtatorin, rikthehet edhe rutina juaj e preferuar

Tiranë, 17 shtator 2025 – Shtatori ka përcjellë gjithmonë ndjesinë e një kapitulli të ri. Pushimet zbehen në kujtime dhe papritur ajri duket i mbushur me energji, plane dhe vendosmëri. Për studentët, kjo do të thotë kalim në një vit të ri akademik, përshtatja me orare të reja dhe balancimi i leksioneve me kohën e studimit. Për profesionistët, mund të nënkuptojë nisjen e një pune të re, përqafimin e përgjegjësive të reja ose thjesht rikthimin në ritmin e shpejtë të jetës së përditshme në zyrë. Dhe për shumë të tjerë, është gjithashtu stina e vendimeve: nga objektivat për të filluar aktivitetin fizik dhe për të qenë më produktivë, deri tek gjetja e më shumë kohe për zhvillim personal.

Por ndërsa merren të tilla vendime, po ashtu shfaqen edhe sfidat e përditshme për t’u përballur. Këtu merr stafetën Wolt - duke e bërë këtë kalim më të lehtë me zgjidhje të besueshme, nga ushqimet e përditshme deri tek mesvaktet e vogla për studim.

Por fillimet e reja mund të sjellin gjithashtu sfida të reja. Nxitimi i mëngjesit para leksioneve ose takimeve të punës, nevoja e mesditës për fokus dhe energji, ose orët e gjata të dedikuara seancave të studimit - të gjitha këto momente janë pjesë e rutinës së shtatorit. Të kesh zgjidhje praktike dhe të besueshme pranë e bën këtë tranzicion më të lehtë, qoftë duke marrë një mëngjes të shpejtë, duke u fuqizuar me një kafe, ose duke u siguruar që pushimi i drekës të të mbërrijë pa problem në një orar të ngarkuar.

“Në shumë mënyra, shtatori gjithmonë ndihet si një fillim i ri,” u shpreh Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt Albania dhe Kosovo.

“Është një pikë kthese ku njerëzit rishqyrtojnë prioritetet dhe rutinat e tyre. Qoftë duke ndërruar klasë, duke ndërruar një vend të ri pune, apo duke u përpjekur të mbajë ritmin me objektivat personale, rehatia dhe besueshmëria luajnë një rol kyç në ecurinë më të lehtë të këtyre ndryshimeve. Misioni ynë është të jemi një partner i besuar i përditshmërisë - duke mbështetur njerëzit që ata të përqendrohen tek ajo që me të vërtetë ka rëndësi.”

Bashkë me shtatorin, rikthehet edhe rutina juaj e preferuar

Këtë shtator, fokusi është tek gjetja e ekuilibrit mes ambicies dhe mirëqenies. Për disa, kjo do të thotë rikthim në një rutinë të shëndetshme - fillimi i ditës me një mëngjes ushqyes ose mbajtja e mesvakteve të shëndetshme gjatë seancave të studimit. Për të tjerët, sidomos prindërit, kjo nënkupton kombinimin e punës me jetën familjare: menaxhimin e blerjeve, përgatitjen e kutive të drekës dhe gjetjen e kohës për të rifituar energji. Të kesh mundësi të arritshme pranë bën gjithë diferencën, duke kthyer ditët e ngarkuara në ditë të menaxhueshme. Me rrjetin gjithnjë në rritje të restoranteve, dyqaneve dhe supermarketeve lokale të Wolt, komoditeti është gjithmonë pranë - dhe direkt në xhepin tuaj.

Ndërsa rutinat formohen dhe ditët kalojnë, një mesazh është i qartë: rutinat e reja nuk duhet të jenë të mbingarkuara. Me Wolt, çdo ditë e ngarkuar bëhet pak më e lehtë, dhe çdo vendim i shtatorit më i arritshëm. Vizitoni wolt.com ose shkarkoni aplikacionin Wolt për të filluar.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎