Metropolitan

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare & vërteton që është një pasanik i përkëdhelur

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare & vërteton
Foto: Brooklyn Beckham/ Reuters

Brooklyn Beckham ka vendosur të flasë publikisht për dramën familjare që ka dominuar mediat kohët e fundit, duke theksuar se gruaja e tij, Nicola Peltz Beckham, ka qenë gjithmonë mbështetëse. (kanë lidhur kërthizë bashkë!!!)

“Gjithmonë do të ketë njerëz që thonë gjëra negative, por unë kam një grua që më mbështet,” tha ai për Daily Mail të mërkurën. “Unë dhe ajo thjesht bëjmë punën tonë, mbajmë kokën ulur dhe punojmë. Dhe jemi të lumtur.”

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare & vërteton

Brooklyn, që sipas burimeve ka ndërprerë kontaktin me prindërit David Beckham dhe Victoria Beckham, e quajti gjithë zhurmën për grindjen “rrëmujë” dhe shtoi se çdo gjë që thonë të tjerët nuk i ndikon. Ai shpjegoi se po mundohet të përqendrohet te golfi, duke kaluar kohë me miqtë e tij dhe duke gjetur kënaqësi në gjëra të thjeshta, gjëja më normale që bëjmë të gjithë kur shkatërrohet marrëdhënia me njerëzit më të rëndësishëm të jetës sonë apo jo?

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare & vërteton

Për më tepër, Brooklyn ka pranuar se gjatë kësaj periudhe është afruar më shumë me familjen e gruas së tij, përfshirë miliarderin Nelson Peltz dhe bashkëshorten e tij Claudia, duke theksuar se kjo e ka ndihmuar të qëndrojë i qetë dhe i përqendruar. Ai gjithashtu tha se do të kthehet së shpejti në Los Angeles për të qenë pranë Nicola-s dhe katër qenve të tyre, ndërsa vazhdon të punojë. :)

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare & vërteton

Grindjet brenda familjes Beckham filluan kur u raportua se Brooklyn kishte ndërprerë kontaktin me vëllain e tij, Romeo Beckham, për shkak të lidhjes së Romeo-s me Kim Turnbull. Megjithatë, burimet e brendshme insistojnë se të gjithë të njohurit me Beckham-ët e dinë që janë prindër të dashur, të përkushtuar dhe të mrekullueshëm.

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare & vërteton

Kështu, i japim zyrtarisht Brooklyn Beckham-it titullin “pasanik i përkëdhelur”, që ndërsa grindjet familjare mbeten të hapura (për hiçgjë), ai përqendrohet te komoditeti dhe privilegjet e tij, duke u dukur i paprekshëm nga tensionet që e rrethojnë. Jo faleminderit!

REELS

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Brooklyn Beckham breaks silence on family feud & proves he's a pampered rich man

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare & vërteton
Photo: Brooklyn Beckham/ Reuters

Brooklyn Beckham has decided to speak publicly about the family drama that has dominated the media recently, emphasizing that his wife, Nicola Peltz Beckham, has always been supportive. (They tied the knot together!!!)

“There will always be people who say negative things, but I have a wife who supports me,” he told the Daily Mail on Wednesday. “She and I just do our jobs, keep our heads down and work. And we’re happy.”

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare & vërteton

Brooklyn, who has reportedly cut off contact with his parents David Beckham and Victoria Beckham, called all the noise about the feud "a mess" and added that he doesn't care what other people say. He explained that he's trying to focus on golf, spending time with his friends and finding joy in simple things, the most normal thing we all do when relationships with the most important people in our lives fall apart, right?

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare & vërteton

Additionally, Brooklyn admitted that during this period he has become closer to his wife's family, including billionaire Nelson Peltz and his wife Claudia, emphasizing that this has helped him stay calm and focused. He also said that he will soon return to Los Angeles to be near Nicola and their four dogs, while continuing to work. :)

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare & vërteton

The Beckham family feud began when it was reported that Brooklyn had cut off contact with his brother, Romeo Beckham, over Romeo's relationship with Kim Turnbull. However, insiders insist that everyone who knows the Beckhams knows that they are loving, devoted and wonderful parents.

Brooklyn Beckham thyen heshtjen për grindjen familjare & vërteton

So, we officially give Brooklyn Beckham the title of "the pampered rich man," for while family feuds remain open (for nothing), he focuses on his comfort and privileges, seemingly untouched by the tensions that surround him. No thanks!