Promo

Ç'do të thotë të jesh mes 1% të kompanive më të qëndrueshme në botë? Hajde ta shpjegojmë.

Ç'do të thotë të jesh mes 1% të kompanive
Gorenje

E keni dëgjuar shpesh fjalën “qëndrueshmëri” vitet e fundit, apo jo?

Është në ambalazhe, në reklama, në rrjetet sociale. Por çfarë do të thotë vërtet kur një kompani thotë se është e qëndrueshme – dhe si mund ta dalloni nëse nuk është thjesht një fjalë në modë?

E po, ja diçka që ia vlen ta ndani:

Gorenje, pjesë e Hisense Europe, sapo është vlerësuar me medaljen platin nga EcoVadis – platforma më e besueshme në botë për vlerësimin e qëndrueshmërisë.

Kjo i rendit mes 1% të kompanive më të mira globalisht, kur bëhet fjalë për praktikat e përgjegjshme të biznesit.

Po çfarë është EcoVadis?

Mendoni EcoVadis si një “Michelin guide” për qëndrueshmërinë.

Nuk shpërndan yje për ushqim luksi, por vlerëson kompanitë sipas mënyrës se si kujdesen për planetin, njerëzit dhe komunitetet ku veprojnë.

Mbi 150,000 kompani vlerësohen dhe vetëm një pjesë e vogël arrijnë në majë.

Gorenje është atje falë viteve të punës së përkushtuar: duke ulur konsumin e energjisë, përmirësuar kushtet e punës, krijuar produkte që zgjasin më shumë dhe duke qenë transparentë për të gjitha këto.

Nuk bëhet fjalë për fushata të shkurtra – por për ndërtimin e një mënyre më të mirë për të bërë biznes, çdo ditë.

Pas kuintave: çfarë ka bërë Gorenje ndryshe

Kjo rrugë ka nisur prej kohësh duke filluar me medaljet e argjendta në vitet 2023 dhe 2024.
Gorenje forcoi strategjinë për qëndrueshmërinë, verifikuan raportimet dhe morën certifikime si ISO 14001 (mjedisi), ISO 50001 (energjia) dhe SA8000 (përgjegjësia sociale).
Madje u bashkuan edhe me UN Global Compact.

Pse duhet t’ju interesojë?

Sepse zgjedhjet që bëni – çfarë blini, kë mbështesni – kanë fuqi.

Kur zgjidhni një pajisje Gorenje, të prodhuar në Europë, nuk merrni vetëm dizajn të zgjuar dhe performancë të besueshme. Ju gjithashtu mbështesni një kompani që punon fort për të bërë gjënë e duhur.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎