Showbiz

Ervin Salianji bëri një batutë (të ëmbël) përballë Gridës dhe njerëzit nuk po i ndalin komentetet

Ervin Salianji bëri një batutë (të ëmbël)
Grida Duma/ Ervin Salianji

Ervin Salianji, i ftuar në “Top Story” përballë Grida Dumës, me të cilën përflitet se prej vitesh ka një marrëdhënie romantike, nuk e kurseu një shaka që për shumë njerëz mori tone romantike, ndërsa prezantohej nga moderatorja.

“Kam një kënaqësi super të veçantë që kam Ervin Salianjin në studio”, tha Grida, ndërsa Ervini ia priti:

“Mirëmbrëma! Kënaqësia ime, e përjetshme”, me sytë që i shkëlqenin dhe një buzëqeshje në fytyrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Story- Top Channel (@topstory_tch)

Grida qeshi dhe vijoi me prezantimin e të ftuarve të tjerë, por njerëzit u fiksuan pas këtij momenti dhe sigurisht, e komentuan shumë:

Ervin Salianji bëri një batutë (të ëmbël)

Ervin Salianji bëri një batutë (të ëmbël)

Komentuesit vlerësuan dashurinë e tyre:

Ervin Salianji bëri një batutë (të ëmbël)

Ervin Salianji bëri një batutë (të ëmbël)

Ervin Salianji bëri një batutë (të ëmbël)

Siç e thamë më sipër, Grida dhe Ervin Salianji përfliten për një marrëdhënie romantike. Ata nuk e kanë mohuar/konfirmuar marrëdhënien e tyre, por Grida, si rrallëherë, ka folur në një intervistë për “Goca dhe Gra”, ku u shpreh se këtë vit ka sakrifikuar shumë për dashurinë.

Njerëzit e lidhën intervistën e saj me arrestimin dhe burgimin e politikanit, pas akuzës se inskenoi një video ku një person fliste në emër të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Në video aludohej se ai ishte përfshirë në aktivitet të jashtëligjshëm.

“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj,” tha ajo.

Më tej, Duma theksoi se ndonjëherë duhet të ndryshojmë për të mos humbur personin e zemrës.  

“Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë. Egoja pengon shumë, ajo nuk është një gjë që…Që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë,” shtoi ajo.

Por a ka sakrifikuar vetë ajo për dashurinë? Mesa duket po, sidomos këtë vitin e fundit.

“Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam bërë shumë sakrifica”, u shpreh ajo.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎