
Fifi, e ftuar në “Pardon My French”, tregoi se kur do të rikthehet në muzikë, duke lançuar projekte të reja. Këngëtarja rrëfeu se është duke punuar për këngë të bukura, të cilat thjesht pritet të publikohen.
“Jemi duke punuar në atë drejtim, jemi duke punuar për këngë të bukura, tani vetëm pritet që të publikohen”.
Artistja gjithashtu tregoi se krijon këngë të lumtura dhe se njerëzit në fakt, duan edhe këngë “me prerje damarësh”, emocionalisht të thella.
“Ajo çfarë kam kuptuar unë në këtë dyvjeçarin tim shumë të lumtur është se njerëzit nuk janë shumë të lumtur. Jo, sepse njerëzit po duan këngë me ‘prerje damarësh’, emocionalisht shumë të thella.
Ajo tregoi edhe se i ka kërkuar Adisit, partnerit të saj, që ta nervozojë, në mënyrë që të bëjë një këngë ndryshe:
“Një ditë unë mendova që jam shumë e lumtur dhe pse duhet të bëj një këngë të lumtur prapë. I thashë burrit: "A do të më bësh nervoze, do të më mërzisësh një javë ose një muaj, gjysmë sezoni, pa problem fare, sa të mbyll pak 4 ose 5 këngët e ‘EP’ që kemi për t’i publikuar”.
“Po e kemi një ‘EP’ dhe prej 5 ose 6 këngëve, sepse nuk e kam vendosur ende se sa do të jenë. Dy prej krijimeve janë nga viti i kaluar dhe një prej vitit 2023. Janë krijime që rrinë në sirtarin tim, më pas këngët e tjera i kam krijuar rrugës”, tha Fifi, ndaj presim për albumin e ri.