Horoscope

Fillime dhe energji të reja: Ç’do të sjellë ekuinoksi i vjeshtës për secilën shenjë

Fillime dhe energji të reja: Ç’do të sjellë
Cosmopolitan

Ekuinoksi i vjeshtës ndodh sot, më 22 shtator në hemisferën veriore. Në këtë moment, ka një kalim sezonal në vjeshtë; Dielli hyn në Peshoren dhe dita është e barabartë me natën.
 
Fillimi i vjeshtës na afron më shumë me synimet tona intelektuale dhe romatike, pasi rehatohemi dhe gjejmë shtigje të reja për të realizuar dëshirat.
 
Dashi
 
Bisedat e gjata (ndoshta edhe të vonuara), do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe. Nëse ti dhe një person special e pëlqeni njëri-tjetrin, është momenti që të flisni hapur. Duke bërë diskutime të sinqerta, mund të punoni për të riparuar çështje që kanë qenë jashtë ekuilibrit gjatë kësaj periudhe.
 
Demi
 
Ambienti yt i përditshëm ka nevojë për një rregullim. Sistemimi i kalendarit dhe energjisë tënde është thelbësor për mirëqenien. Për të ruajtur qetësinë, duhet të menaxhosh kohën tënde me mençuri, pasi kjo do të të ndihmojë në organizimin e përgjithshëm.
 
Binjakët
 
Kreativiteti yt është duke lulëzuar dhe shpërthyer nga të gjitha anët. Si rezultat, po merr oferta nga shefi yt, për të përdorur aftësitë e tua në një fushë më të gjerë. Problemi është që po merr përsipër më shumë sesa mund të menaxhosh, prandaj kërko ndihmë para se të jetë shumë vonë.
 
Gaforrja
 
Ka ardhur koha për pak qetësi! Do të preferosh më shumë të qëndrosh në shtëpi gjatë këtij ekuinoksi. Të gjithë duan të të ftojnë diku, por ti do të gjesh justifikime të besueshme, që gjithsesi të mos i prishësh raportet me njerëzit. Mos u shqetëso, mund të dalësh më vonë, thjesht, tani të duhet kohë për energjitë e tua!
 
Luani
 
Krijimtaria dhe shpërthimi i ideve të reja që mund të çojnë në përparimin e karrierës tënde. E gjithë epiqendra e jetës tënde, për momentin, lidhet pikërisht me karrierën. Do të habitesh se sa shumë informacion dhe njohuri do të marrësh gjatë kësaj kohe, në mënyrë që të shkosh aq larg sa e ke menduar.
 
Virgjëresha
 
Paratë janë në fokusin e ditëve që vijnë. Nuk është se po përjeton mungesë ose po një rënie të ardhurash, por gjithsesi, më shumë s’bëjnë asnjëherë dëm. Në fund të ditës, ti je mbretëresha e kursimit dhe organizimit.
 
Peshorja
 
Ditëlindja jote po afron dhe dëshiron të organizosh një festë të madhe me shoqërinë (e cila mund të ndodhë ose jo). Edhe nëse nuk e bën festën që ke dashur, me rëndësi është që gjithë njerëzit e çmuar janë prezent dhe e kanë gjithë vëmendjen tek ti.
 
Akrepi
 
Kalo më shumë kohë duke shëruar veten. Ndërkohë që shton mirësinë ndaj të tjerëve, mos harro të kujdesesh për veten. Largohu nga dramat dhe negativiteti, për të hapur një dritare të mirash. Qëndro pranë njerëzve që të duan dhe mos harro të sillesh mirë me veten!
 
Shigjetari

Nëse mund të sakrifikosh disa orë të javës, mund të duash t’i bashkohesh një nisme/kauze të rëndësishme për komunitetin. Edhe pse nuk është fitimprurëse, sërish do të ndihesh mirë që ke ndikuar pozitivisht në botë.
 
Bricjapi
 
Karriera jote po shënon një ngritje dhe tani po përqendrohesh në takime dhe darka pune, në vend të takimit me miqtë. Gjej kohë për t'u treguar miqve se kujdesesh edhe për ta! Nëse shfaqesh dhe qëndron qoftë 1 orë, sërish është shumë mirë për njerëzit e tu!
 
Ujori
 
Fillimi i vjeshtës të kujton ditët e shkollës; ndaj mund të mendosh të shtosh dijet e tua në një fushë të caktuar, ose të nisësh një pasion të ri. Kjo periudhë lidhet me studimin dhe mësimin e gjërave të reja, ndaj me shumë gjasa, në fund të ndikimit të ekuinoksit, do të dalësh një person më inteligjent.
 
Peshqit
 
Intuita jote është më e gjallë se kurrë! Dëgjo atë që zëri i brendshëm po të thotë. Vizionet e tua kanë kuptim dhe qëllim, pasi ato do të të çojnë drejt madhështisë. Mos i injoro ato, por gjithsesi, përdor edhe logjikën. Një bashkëpunim mes intuitës dhe mendjes të çon shumë larg.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎