Më 26 maj, nisi cikli i ri i Hënës, i cili domosdo, do të ndikojë në shenjat e horoskopit. Mund të nxitohesh për të dalë në përfundime dhe të ecësh me ritme të shpejta pa e ditur destinacionin.
Dashi
E di që je vetëm në fillimin e një udhëtimi të ri? Saturni, planeti i rritjes, ka hyrë në orbitën tënde dhe po të udhëheq ngadalë drejt një suksesi afatgjatë. Kjo do të thotë se do të punosh ngushtë me energjinë e Saturnit deri më 14 prill 2028. Pas tre vitesh, do të shijosh shpërblimet e një përparimi shpirtëror! Kjo Hënë e Re është nisja zyrtare dhe do të të mësojë mënyra të reja për të komunikuar dhe shprehur veten.
Demi
Yjet thonë se ke shumë gjëra në mendje, Dem. Gjëja më e mirë që mund të bësh për veten është të mbash një ditar. Lëre mënjanë kritikën e brendshme dhe shkruaj gjithçka që të kalon në mendje. Ëndrra me sy hapur, frikëra, shpresa apo edhe mendime të rastësishme—hidhi të gjitha në një bllok. Këto “shkarkime të trurit” do të shërbejnë si një pasqyrë që do të të ndihmojë të takosh versionin e vetes që mund të të sjellë paqe. Kjo Hënë e Re po teston vlerat e tua.
Binjakët
Si ndihesh kur je qendra e vëmendjes? Po i afrohesh fundit të një kapitulli të gjatë të vetëzbulimit. Pikërisht kur mendon se ke zbuluar gjithçka, do të kesh mundësi të shohësh sërish situatën, në një kënd të ri. Kalimi nga një qasje egoiste drejt një mendësie më bashkëpunuese është hapi yt i radhës.
Gaforrja
Sa herë përpiqesh të anashkalosh ose të shpërfillësh instinktin tënd, shqisa e gjashtë gjithmonë gjen një mënyrë për të nxjerrë krye. Gjatë Hënës së re, më në fund do ta shohësh qartë një situatë që mbase nuk ke qenë i/e qartë dhe pak deluzional/e. Por e di çfarë? Nuk është gjë e keqe, përkundrazi, do të reflektosh gjatë.
Luani
Mund të marrësh disa mësime të rëndësishme (dhe ndoshta përulëse) për shëndetin tënd. Nëse ke shmangur ndonjë kontroll mjekësor ose ke injoruar disa simptoma, tani është koha të veprosh. Kjo Hënë e re sjell bekime të mëdha, por ato kërkojnë energjinë tënde të plotë. Dhe kjo do të thotë të mësosh të pushosh kur trupi yt ta kërkon. Kujdesi i shëndetit është pjesë e udhëtimit tënd për tre vitet e ardhshme.
Virgjëresha
Është koha të dalësh nga shpella, Virgjëreshë. Sado që e dashuron epokën tënde të vetmisë, çdo tërheqje ka nevojë për një rikthim. Nuk mund të ikësh nga bota përgjithmonë. Kjo Hënë e re po të udhëheq drejt lidhjeve të sigurta dhe të qëndrueshme—veçanërisht atyre që mund të ngrejnë karrierën tënde. Marrëdhëniet që ndërton tani mund të formësojnë rrugën tënde profesionale për vitet në vijim.
Peshorja
Çfarë mund të mësosh nga një udhëtim i shkurtër jashtë qytetit? Hëna e re e po të fton të eksplorosh—në kuptimin më të drejtpërdrejtë. Qoftë një udhëtim me makinë, avion, tren apo edhe biçikletë, lëvizja është magjia jote. Thjesht zgjidh një drejtim dhe shko. Do të gjesh një shkëndijë frymëzimi në vende të panjohura.
Akrepi
Oh, Akrep! Për dikë që lulëzon në thellësi, mund të ndihesh pak i/e mbyllur gjatë kësaj Hëne të re. Transformimet në shtëpi po të marrin energjinë, gjë që e bën të vështirë të ndihesh prezent/e. Por mos u tërhiq—kjo është shenja që duhet të lejosh dikë të hyjë në hapësirën tënde dhe të zbusësh dëshirën për të qenë nën kontroll. Lëri njerëzit të të befasojnë!
Shigjetari
Partneritetet po zhvillohen në mënyra të papritura, Shigjetar. Mos u tremb—kjo është gjë e mirë. Po mëson se lidhja e vërtetë shpesh vjen pas kaosit, devijimeve dhe ndonjë gabimi të vogël. Thuaj të vërtetën. Njerëzit që janë me ty, do të qëndrojnë deri në fund.
Bricjapi
Ngadalëso pak! Je munduar shumë dhe Hëna e re në Binjakë të kërkon të ndryshosh ritmin. Nëse ke bërë vetëm ushtrime intensive, provo diçka më të qetë. Nëse ke qenë i/e lodhur, ndoshta është koha për pak pushim. Kujdesi për veten është alternativa më e mirë. Rifresko rutinën dhe do ta falenderosh veten më vonë.
Ujori
Kjo Hënë e Re do të të sjellë kënaqësi, kureshtje dhe pak kaos. Kanalizo energjinë tënde flirtuese dhe jepi vetes lejen që të thyesh rregullat në dashuri. Bëj rrëmujë, rreziko, provo diçka të re! Jeta është edhe argëtim!
Peshqit
A ka ndonjëherë fund përmirësimi i shtëpisë? Ndoshta jo—por kjo është pjesa e bukur. Hapësira jote është një zgjatim i shpirtit tënd dhe kjo Hënë e re të kërkon ta rikthesh në jetë. Bëj një listë me gjërat që të bëjnë të buzëqeshësh dhe pastaj gjej mënyra për t’i përfshirë ato në shtëpinë tënde. Gjërat e çuditshme kanë vendin e tyre gjithashtu.