Horoscope

Shenjat më të pafata të horoskopit gjatë muajit qershor

Shenjat më të pafata të horoskopit gjatë muajit qershor

Qershori sjell shumë lëvizje planetare dhe ndryshime në yje, ndaj ndikimi mbi shenjat e horoskopit do të jetë i dyfishtë: pozitiv dhe sfidues.

Të favorizuarit e muajit duhet të ndjekin instinktin e tyre dhe të çlirohen nga çdo dyshim apo brengë. Ndërsa ata me më pak fat, duhet të “armatosen” me durim dhe vetëpërmbajtje.

Më poshtë, lexoni cilat shenja do të përballen me sfidat planetare më të vështira deri në fund të muajit.

Gaforrja 

Marrëdhëniet dhe jeta familjare po kalojnë një sprovë të fortë. Plagët e vjetra rishfaqen dhe nevoja për siguri emocionale del në plan të parë. Ndihesh e mbingarkuar nga detyrimet dhe konfliktet në lidhje janë të pashmangshme. Përqendrohu te vetja dhe vendose mirëqenien tënde të parën. Ruaj durimin dhe shmang reagimet impulsive, sidomos gjatë Hënës së Plotë dhe eklipseve.

Virgjëresha

Karriera dhe rutina ditore janë burimi kryesor i shqetësimeve tua. Vera do të jetë veçanërisht sfiduese në aspektin profesional, duke të të bërë të ndihesh shumë e ngarkuar. Stresi, lodhja dhe ngarkesa emocionale do të jenë të pranishme, për shkak të ngjarjeve të papritura dhe detyrimeve të shumta. Mëso të thuash “jo” ndaj përgjegjësive që nuk të takojnë dhe trego kujdes ndaj personave që janë futur në jetën tënde muajt e fundit, jo të gjithë meritojnë  t’i besosh.

Ujori

Ky muaj kërkon kujdes të veçantë. Ka shumë paqartësi, të cilat mund të çojnë në gabime apo incidente të pakëndshme. Tensionet në marrëdhëniet familjare janë të mundshme, ndaj durimi është virtyti që duhet të kultivosh. Ndryshimet emocionale do të jenë të shpeshta gjatë gjithë muajit, megjithatë në aspektin financiar pritet njëfarë stabiliteti. Merr vendime me maturi, shmang investimet këtë muaj dhe do të shohësh që gjërat do të përmirësohen, ndonëse ngadalë.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Mos harroni: E zeza nuk del kurrë nga moda

Djale, ajo nuk eshte mami jot Eva! Ajo eshte Gabriel Solis t’lutna shume!

Videon e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

Nuk kuptoj turqisht, por e kuptoj 100% çfarë po thonë në këtë video😂

Breaking news! Ne e dimë se ç'i duhet çdo biznesi! Na kontakto tani dhe njihu me super ofertën 🤝

Hailey Bieber tallet me aludimet e fansave ne kete interviste per revisten “Vogue” (eshte edhe kopertina e muajit)

nëse numrat në llogarinë bankare s’kanë fund 💰

Tag shoqen dhe thuaji: “A të thashë?” 🤨

🤯

Peshorja duke dalë për kafe, pasi u tha të gjithëve që do vishej thjesht fare