Horoscope

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën
Woman's World

Kjo javë është ideale për të vendosur synime dhe për t’i parë ato të lulëzojnë. Më 6 korrik, Afërdita te Binjakët lidhet me Saturnin praktik dhe Neptunin ëndërrimtar në Dash, duke na dhënë mundësinë të manifestojmë dëshirat tona.

Afërdita harmonizohet me Plutonin që është në prapavijë në Ujor më 7 korrik, duke krijuar dinamika të forta në marrëdhënie. Mënyra më e mirë për ta menaxhuar këtë situatë është të shmangësh dramat dhe të mos veprosh sipas egos. Gjatë po kësaj dite, Urani rebel nis kalimin shtatëvjeçar në shenjën e Binjakëve, duke dëshmuar se fjala dhe veprimi mund të sfidojnë autoritetin. Hëna e plotë në Bricjap më 10 korrik do të sjellë zgjidhje për tensionet emocionale.

Dashi

Nuk është në stilin tënd të tërhiqesh, por ndonjëherë duhet të tregohesh i/e përmbajtur. Edhe pse diçka po të rëndon mendjen, nuk dëshiron të debatosh për diçka që ka ndodhur dhe ndoshta s’e ndryshon dot. Përqafo një qasje tjetër, më të butë, edhe ndaj atyre që të kanë zhgënjyer.

Demi

Vendosja e kufijve me miqtë dhe familjarët është e vështirë, pasi në fakt ti je ai/ajo që duhet të mësojë për kufijtë. Trego se e ke marrë leksionin, duke qëndruar në hapësirën tënde dhe duke mos dhënë mend për gjithçka. Do të ndihesh më mirë që nuk u përfshive në këtë radhë, sepse duket se nuk do të ketë fund.

Binjakët

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, po ndjen shpirtin tënd të zgjohet – dhe bashkë me të, edhe identiteti yt i vërtetë. Mëso të duash veten dhe të pranosh të metat. Kur të shikosh veten në pasqyrë dhe të ndjesh dashuri për brendësinë dhe pamjen tënde, do të fillosh të nderosh madhështinë tënde.

Gaforrja

Shefi mund të të ofrojë “çelësat e zyrës”, por kjo nuk është zgjidhja më e mirë për ty. Bari duket më i gjelbër në anën tjetër, ndaj edhe një ofertë tjetër mund të të tërheqë. Megjithatë, asnjëra nuk është ideale. Përdor fuqinë për të negociuar një marrëveshje që të përshtatet.

Luani

Jeton për të dëgjuar “thashethemet”, por më shumë të intereson t’i ndalosh ato sesa t’i përhapësh. Po mbron atë që është e drejtë për të mos lejuar që reputacioni i miqve të tu të dëmtohet nga zërat që qarkullojnë vërdallë këtë javë.

Virgjëresha

Një mundësi profesionale jashtë fushës tënde të zakonshme të duket interesante. Edhe pse është larg karrierës që ke ndërtuar, mund të ketë elementë të njohur. Ia vlen të eksplorosh – pasi ky mund të jetë vendimi më i mirë që ke ndërmarrë ndonjëherë.

Peshorja

Pas javësh të fokusuara në punë, ke nevojë për një pushim. Merr disa ditë leje dhe relaksohu. Mund të udhëtosh në një vend të largët ose të qëndrosh afër për të kaluar kohë me miqtë. Kudo që të shkosh, shijo momentin. E meriton plotësisht, Peshore!

Akrepi

Shashkat vazhdojnë të hidhen në jetën tënde familjare. Marrëdhënia me familjarët është rraskapitëse dhe të bën të ndjesh nevojën për t’u mbrojtur. Tensionet do të çojnë në një përplasje që do të kërkojë kohë për t’u shuar. Trego mirësi dhe mirëkuptim për të shmangur dramën.

Shigjetari

Mos e nënvlerëso fuqinë e mohimit. Aktualisht nuk po e shikon situatën për atë që është, ndaj je i/e pavetëdijshëm/e për të vërtetën. Kur realiteti të dalë në pah, do të jetë një zgjim i vështirë. Megjithatë, si natyrë që përshtatesh shpejt, do ta përballosh sapo ta përpunosh plotësisht situatën.

Bricjapi

Ke ndjerë ankth dhe pasiguri së fundmi. Një mënyrë e mirë për t’u përballur me këto emocione është të angazhohesh në një aktivitet që përmirëson mirëqenien. Një seancë meditimi mund të të ndihmojnë të relaksohesh dhe të rigjesh qetësinë deri në fundjavë.

Ujori

Një flirtim në një aplikacion takimesh mund të çojë në një lidhje kuptimplotë. E vetmja gjë që të pengon është frika. Mos lejo që zhgënjimet e mëparshme që ka përjetuar zemra jote të të ndalojnë. Mendo pozitivisht përpara takimit të parë për të pasur një qasje më të mirë ndaj kësaj romance të re.

Peshqit

Ke filluar të kesh më shumë kontroll mbi situatën tënde financiare, por ende nuk i ke kursyer fondet e nevojshme për riparime apo rinovime në shtëpi. Paratë do të vijnë së shpejti, prandaj mos e humb shpresën dhe mos shpenzo pa mend. Çdo qindarkë ka rëndësi për të çuar shtëpinë në një nivel tjetër.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb