News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Turqi/ Gaza/ Donald Trump/ Greqi

Turqi/ Rrëzohet avioni që ishte planifikuar për një propozim martese

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në Yüre?ir të Turqisë u rrëzua një avion i vogël, i cili kishte si “mision” të përcillte pyetjen: “A do të martohesh me mua?”. Si rrjedhojë e përplasjes, piloti dhe pasagjerja mbetën të plagosur rëndë dhe aktualisht janë shtruar në spital.

Gjatë afrimit të avionit në pistë, u dëgjua pyetja “A do të martohesh me mua” dhe partnerja e pilotit, pranoi propozimin, kur u kuptua edhe vështirësia e pilotit për t’u ulur, humbja e kontrollit dhe rrëzimi.

Spanja i vjen në ndihmë Gazës, duke dërguar 12 ton ushqime nga ajri

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shteti spanjoll, përmes një deklarate, ka bërë me dije se ka dërguar 12 ton ushqime në Gaza, për të lehtësuar sadopak krizën e thellë humanitare që po kalojnë palestinezës, si pasojë e pushtimit dhe izolimit izraelit. Ndihmat janë hedhur nga ajri, përmes avionit ushtarak ‘A400’, që u përket Forcave Ajrore të Spanjës.

Jose Manuel Alvarez, ministri i Jashtëm i Spanjës, tha se janë hedhur në total 24 pako nga 500 kg secila, me rreth 2,500 racione ushqimore. Gjithashtu, tha se edhe kamionët me ndihma humanitare janë të parkuar në kufirin me Rripin e Gazës dhe presin që të marrin konfirmimin për të hyrë në territor.

Kamboxhia propozon emrin e Donald Trump për çmimin Nobel për Paqen

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sun Chandol, zëvendëskryeministri i Kamboxhias, tha se vendi i tij do të nominojë Donald Trump për çmimin Nobel për Paqen, me motivin se ai ka bërë një ndërhyrje vendimtare për t’i dhënë fund konfliktit kufitar mes Kamboxhias dhe Tajlandës.

“E nominojmë presidentin Trump për përpjekjet e tij për paqe,” u shpreh zëvendëskryeministri për gazetarët, duke theksuar se presidenti i SHBA ka pasur një rol vendimtar për përfundimin e konfliktit të përgjakshëm në kufi të dy shteteve.

Greqi/ Stuhia shkakton probleme në disa qytete

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Greqia u godit nga një stuhi e fortë, e cila preku zona si Atika, Selaniku, Grevana dhe Halkidiki. Shiu i fuqishëm shkaktoi probleme me trafikun dhe pati edhe përmbytje në zona të ndryshme të vendit.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik lëshoi një paralajmërim se moti i keq do të zgjasë për disa orë dhe njoftoi banorët që t’i shmangin daljet. Sipas mediave greke, stuhia e goditi Atikën rreth orës 14:30 (me orën lokale), duke shkaktuar probleme të shumta me trafikun.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎