News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Durrës/ Gaza/ David Lammy/ Zhvendosja e palestinezëve

Durrës: Pretendohet se është përdhunuar një turiste 18-vjeçare; policia arreston të dyshuarin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një adoleshente italiane 18-vjeçare ka denoncuar një djalë 26-vjeçar, pasi pretendon se ai e ka përdhunuar në shezlongët e plazhit të Durrësit. Sipas policisë, e cila arrestoi të dyshuarin, i riu ka precedent kriminal, pasi është dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja, sipas turistes, ka ndodhur rreth orës 5:25 të mëngjesit, në lagjen “13”.

Dëshmia e saj sipas Euronews: “Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar edhe pije alkoolike. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05 e 30 minuta afërsisht të mëngjesit të 5 shtatorit. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar pas rezistencës time. Më pas ai është larguar. Unë erdha te juve për të bërë kallëzim lidhur me këtë ngjarje”.

I akuzuari ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por me dëshirën e saj. Ndërkohë, ajo ka bërë ekzaminimet e nevojshme në spital, ku rezulton se mund të jetë përdhunuar, pasi ka shenja në duar, qafë dhe pjesë të tjera të trupit.

OBSH kërkon që ndihmat në Gaza të jenë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka bërë apel për dërgesa më të qëndrueshme, të sigurta dhe gjithëpërfshirëse në Gaza. Ndihma duhet të konsistojë jo vetëm me ushqime, por edhe me ilaçe.

Në një postim në X, ai shprehu shqetësimin për krizën e thellë humanitare që ka shkaktuar uri në Gaza, për shkak të sulmeve të Izraelit dhe moslejimit të depërtimit të kamionëve me ndihma. Ghebreyesus përsëriti gjithashtu thirrjen për ndihma ndërkombëtare.

Britani e Madhe: Dorëhiqet zëvendëskryeminsitrja

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Angela Rayner është dorëhequr nga detyra e saj si zëvendëskryeminstre, pas një skandali tatimor, i cili lidhet me mospagimin e taksave për apartamentin e saj. Dorëheqja e saj shërbeu si shkak për riorganizimin e kabinetit qeveritar dhe në vend të saj u vendos David Lammy, i cili do të luajë rolin e zëvendëskryeministrit të ri, si dhe sekretarit të Drejtësisë.

“Është nderi i jetës sime që të emërohem Zëvendëskryeministër, Lord Kancelar dhe Sekretar i Drejtësisë nga Keir Starmer. Që kur isha i ri dhe u rrita në Tottenham, kam qenë i vendosur të ndihmoj që ky vend të jetë më i drejtë, më i sigurt dhe më i mirë”, u shpreh David Lammy në deklaratën e tij të parë pas emërimit, duke shprehur edhe elozhe për paraardhësen e tij.

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët që të largohen nga Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve të Gazës që të largohen nga zona më e madhe e qytetit, pasi do të vijojnë me ofensivën e tyre. Vendimi u mor nga Benjamin Netanyahu, i cili u shpreh se synon të marrë totalisht qytetin, pasi është “qendra e Hamasit”.

Sulmet e ushtrisë do të rrezikojnë sërish jetën e mijëra palestinezëve, të cilëve u është kërkuar të largohen në jug të vendit, duke u garantuar atyre strehim, ushqime dhe ilaçe.

Netanyahu, pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga liderët botërorë, thirrjeve se po shkakton gjenocid dhe apeleve të vazhdueshme, sërish vijon me planin e tij për zhdukjen e Hamasit, pas sulmit në tetor të vitit 2023.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎