News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Charlie Kirk/ Tokyo/ Zelanda e Re/ Niko Peleshi

Identifikohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një djalë 22 vjeç, i quajtur Tyler Robinson, është identifikuar si i dyshuari kryesor në vrasjen e aktivistit Charlie Kirk. Presidenti Donald Trump njoftoi arrestimin e tij në një deklaratë të beftë për Fox News, duke shtuar se do të jepen të tjera detaje për rastin.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sipas të dhënave që e ëma e tij, Amber, kishte publikuar në rrjetet sociale, Tyler ishte një nxënës i shkëlqyer, i cili kishte marrë bursë kombëtare për të ndjekur studimet e tij në degën e kontabilitetit.

Dyshohet se pas vrasjes, Tyler shkoi në shtëpinë e tij në Utah, ku edhe u arrestua.

Niko Peleshi shpallet kryetar i Kuvendit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit vendosi që Niko Peleshi të vihet në krye. Ao mori mbështetjen e shumicës parlamentare, me 84 vota pro dhe 3 kundër.

Në procesin e votimit ishin prezentë të gjithë deputetët e legjislaturës së re, ndërsa opozita zgjodhi të mos votojë, por të hidhte pankarta simbolike në sallë. Peleshi u përzgjodh si si kryetari i ri i Kuvendit pas propozimit të Edi Ramës.

Zelandë e Re: Mijëra protestues kundër gjenocidit në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mijëra protestues u mblodhën në Auckland, Zelandë e Re, për të protestuar ndaj gjenocidit dhe krizës së urisë në Gaza. Organizatorët e cilësuan protestën si “më të madhen ndonjëherë”, referuar kauzës së Gazës, që prej fillimit të luftës së përgjakshme.

Sipas organizatës “Aotearoa për Palestinën”, në marshim morën pjesë rreth 50,000 persona, ë cilët mbanin nëpër duar pankarta të ndryshme. Protesta ishte paqësore dhe solidarizuese, pa incidente me autoritetet.

Ndërkohë, qytetarët i bënë apel qeverisë që të sanksionojë Izraelin. Qeveria e Zelandës së Re ka qenë e zëshme ndaj gjenocidit në Gaza, duke kërkuar armëpushim dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar, por ende nuk ka vendosur masa kundër Izraelit.

Japoni: Popullata mbi 100 vjeç arrin rekorde!

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në Japoni, numri i personave që janë +100 vjeç është rritur në një rekord të ri, prej 99,763 personash, bëri me dije qeveria japoneze. Gjatë 55 viteve të fundit, kjo tendencë është gjithnjë në rritje.

Sipas raportimeve, numri i personave mbi 100 vjeç mund të rritet me shifrën 4,644, krahasuar me vitin e kaluar. Gratë përbëjnë rreth 88% të shifrave të përgjithshme (87,784), ndërsa burrat, 12% e mbetur (11,979).

Personi më i vjetër është Shigeko Kagawa, një grua 114-vjeçare.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎