Promo

Mastercard sjell Apple Pay për klientët e saj në Shqipëri

Mastercard sjell Apple Pay për klientët e saj në Shqipëri

Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone dhe Apple Watch tani është e disponueshme për mbajtësit e kartave të Procredit Bank, Shqipëri

Tiranë, 30 Korrik 2025 — Mastercard sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave në Shqipëri. Apple Pay është një mënyrë e lehtë, e sigurt dhe private për të paguar në dyqane, në aplikacione dhe online.

Për të paguar në dyqane, klientët thjesht duhet të klikojnë dy herë butonin anësor, të verifikohen dhe të afrojnë iPhone-in ose Apple Watch-in pranë një terminali pagesash për të kryer pagesën pa kontakt. Çdo pagesë me Apple Pay është e sigurt, pasi verifikohet përmes Face ID ose Touch ID, si dhe me një kod sigurie unik njëpërdorimësh. Apple Pay pranohet në supermarkete, farmaci, restorante, kafene, dyqane dhe shumë vende të tjera që pranojnë pagesa pa kontakt.

“Jemi krenarë që jemi banka e parë në Shqipëri që sjell Apple Pay për qytetarët shqiptarë duke shënuar një tjetër moment kyç në transformimin digjital të ProCredit Bank dhe në angazhimin tonë të vazhdueshëm për të qenë udhëheqës në prezantimin e shërbimeve bankare inovative në tregun shqiptar. Ky moment i rëndësishëm pasqyron premtimin tonë për të udhëhequr inovacionin në sektorin bankar shqiptar, gjithmonë duke vendosur klientët tanë në qendër. Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje pagese dixhitale të sigurta, të shpejta dhe të përshtatshme, në përputhje me pritshmëritë në zhvillim të klientëve tanë. Me Apple Pay, jo vetëm që po përqafojmë inovacionin, por po konfirmojmë sërish angazhimin tonë për të ofruar një përvojë moderne bankare të ndërtuar mbi siguri, thjeshtësi dhe teknologji të avancuar.” — Mirsad Haliti, Drejtor Ekzekutiv i ProCredit Bank Shqipëri.

Klientët mund të përdorin gjithashtu Apple Pay për të kryer blerje më të shpejta dhe më të përshtatshme në aplikacione ose në ueb, pa pasur nevojë të krijojnë llogari apo të shkruajnë vazhdimisht të dhënat, informacionin e kartës apo adresat e dërgesës dhe faturimit.
Siguria dhe privatësia janë në thelb të Apple Pay. Kur klientët përdorin një kartë krediti ose debiti me Apple Pay, numrat aktualë të kartës nuk ruhen as në pajisje dhe as në serverët e Apple. Në vend të tyre, caktohet një Numër i Llogarisë së Pajisjes (Device Account Number) unik, i cili ruhet në mënyrë të sigurt në Elementin e Sigurt (Secure Element), një çip i certifikuar dhe i standardizuar në industrinë e pagesave, i dizajnuar për të ruajtur të dhënat e pagesës në mënyrë të sigurt.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎