Promo

Nga Pijet Shumëngjyrëshe tek Tapetet e Yoga-s: Mënyra për të Rifilluar Shtatorin

Nga Pijet Shumëngjyrëshe tek Tapetet e Yoga-s: Mënyra për
Ilustrim grafik

E njihni atë ndjesinë kur mbaron vera, kur ushqimet pas mesnate zhduken, dhe trupi juaj ju rikujton se është koha për t`ju rikthyer rutinës? Ushqyerja luan një rol thelbësor në çdo rrugëtim të mirëqënies fizike. Ushqimet e freskëta dhe të balancuara, të pasura me proteinë, vitamina dhe energji natyrale, janë shoqëruesit idealë për stërvitjet tuaja – qoftë nëse shkoni në palestër apo stërviteni në shtëpi. Të ushqyerit e shëndetshëm nuk duhet të jetë e ndërlikuar; opsionet e lehta dhe të arritshme që nga kafetë, restorantet dhe dyqanet e ushqimeve të shëndetshme, e bëjnë më të thjeshtë se kurrë të qëndroni në ‘rrugën’ e duhur.

Që nga smoothie-t e deri tek sallatat e pasura me proteina, të ushqyerit shëndetshëm është më e lehtë se kurrë. Wolt është krenar të bashkëpunojë me një numër gjithnjë e në rritje kafesh, restorantesh dhe dyqanesh ushqimesh të shëndetshme në Tiranë, të cilat ofrojnë një gamë të gjerë vaktesh të programuara për të ushqyer dhe për t`i dhënë energji trupit tuaj. Zgjedhja e përbërësve të freskët dhe me cilësi të lartë nga vendet lokale jo vetëm që ndihmon trupin tuaj, por edhe forcon komunitetin që ju rrethon.

Por një rutinë e balancuar shkon përtej ushqyerjes. Stërvitjet në shtëpi apo në palestër tani janë më të lehta për t’u ndjekur me pajisjet e duhura siç janë: tapetet e yoga-s, shiritat e rezistencës dhe produktet thelbësore për hidratim. Të kesh pajisjet e duhura pranë ndihmon të qëndrosh i vendosur dhe i motivuar, duke e transformuar çdo seancë stërvitore në një aktivitet që të jep kënaqësi.

Shtatori është koha perfekte për të riformësuar zakonet tuaja, për të vendosur në përparësi mirëqenien dhe për të nxjerrë në pah më të mirën nga vetja juaj. Me një kombinim të vakteve ushqyese, mbështetjes lokale dhe mjeteve të duhura për stërvitje, rikthimi në një rutinë të shëndetshme nuk është thjesht i mundur – është gjithashtu i këndshëm.

“Të qëndrosh i shëndetshëm dhe aktiv është një prioritet për shumëkënd me fillimin e sezonit të ri, dhe Wolt është i përkushtuar ta bëjë këtë më të lehtë për klientët tanë,” u shpreh Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt Shqipëri dhe Kosovë. “Nga vaktet ushqyese te pajisjet thelbësore për stërvitje, platforma jonë është krijuar për të mbështetur një stil jetese të balancuar dhe për të sjellë më të mirën e bizneseve lokale direkt në derën tuaj.”

Bëni hapin e parë këtë shtator dhe rilidhuni me energjinë, fokusin dhe besimin që vijnë nga përkushtimi ndaj udhëtimit tuaj personal drejt mirëqenies fizike. Për më shumë informacion mbi opsionet e vakteve të shëndetshme dhe pajisjet për stërvitje të disponueshme në Wolt Shqipëri, vizitoni www.wolt.com/al ose shkarkoni aplikacionin Wolt.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎