News

Shqipëria vendi i parë në botë me ministre nga Inteligjenca Artificiale: Si e gjykoni vendimin?

Shqipëria vendi i parë në botë me ministre nga Inteligjenca
Foto: Edi Rama/ Reuters

Në Asamblenë Kombëtare, kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri të qeverisë në mandatin e tij të katërt, ku risia më e madhe është “Diella”, ministrja e parë në botë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Diella, e cila "ka filluar punë" që nga janari si asistente virtuale në portalin qeveritar e-Albania, do të marrë rolin e ministres për Prokurimet Publike me misionin për të bërë tenderat shtetërorë 100% të pastër nga korrupsioni.

Sipas Ramës, vendimmarrja për tenderat do të largohet gradualisht nga ministritë dhe do t’i besohet Diellës, e cila do të analizojë çdo procedurë dhe ofertë në mënyrë të paanshme. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë si një hap historik:

“Shqipëria po bëhet vendi ku teknologjia nuk është vetëm mjet, por pjesë aktive e qeverisjes”.

Ndërkohë, ky është kabineti i ri i plotë qeveritar:

Edi Rama – Kryeministër

Belinda Balluku – Zv.kryeministre dhe Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës

Albana Koçiu – Ministre e Brendshme

Elisa Spiropali – Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme

Petrit Malaj – Ministër i Financave

Blendi Gonxhja – Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit

Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit

Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit

Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

Diella – Ministre e Prokurimeve Publike

Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë

Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes

Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Majlinda Dhuka – Kryenegociatore për Integrimin

Adea Pirdeni – Zv.kryenegociatore

Toni Gogu – Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Vendimi për të patur një ministre nga Inteligjenca Artificiale ka tërhequr edhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare, me The Guardian që shkroi për “ministren e parë virtuale në botë”, ndërsa disa kritikë në rrjete sociale ironizuan duke thënë: “Edhe Diella do korruptohet në Shqipëri”.

Poll

REELS

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Albania the first country in the world with ministers from Artificial Intelligence: How do you judge the decision?

Shqipëria vendi i parë në botë me ministre nga Inteligjenca
Photo: Edi Rama/Reuters

At the National Assembly, Prime Minister Edi Rama presented the new government cabinet in his fourth term, where the biggest innovation is "Diella", the first minister in the world created by Artificial Intelligence.

Diella, who "has started working" since January as a virtual assistant on the government portal e-Albania, will take on the role of Minister for Public Procurement with the mission to make state tenders 100% free from corruption.

According to Rama, decision-making on tenders will gradually be removed from the ministries and entrusted to Diella, which will analyze each procedure and offer impartially. In his speech, Rama described this as a historic step:

"Albania is becoming a country where technology is not just a tool, but an active part of governance."

Meanwhile, this is the new full government cabinet:

Edi Rama – Prime Minister

Belinda Balluku – Deputy Prime Minister and Minister of Energy and Infrastructure

Albana Koçiu – Minister of Interior

Elisa Spiropali – Minister for Europe and Foreign Affairs

Petrit Malaj – Minister of Finance

Blendi Gonxhja – Minister of Culture, Tourism and Sports

Sofjan Jaupaj – Minister of Environment

Mirela Kumbaro – Minister of Education

Evis Sala – Minister of Health and Social Welfare

Delina Ibrahimaj – Minister of Economy and Innovation

Diella – Minister of Public Procurement

Besfort Lamallari – Minister of Justice

Pirro Vengu – Minister of Defense

Andis Salla – Minister of Agriculture and Rural Development

Ervin Demo – Minister of State for Local Government

Majlinda Dhuka – Chief Negotiator for Integration

Adea Pirdeni – Deputy Chief Negotiator

Toni Gogu – Minister for Parliamentary Relations

The decision to have a minister from Artificial Intelligence has also attracted the attention of international media, with The Guardian writing about "the world's first virtual minister", while some critics on social networks ironically said: "Even the Sun will be corrupted in Albania."

Poll