News

Si rrallëherë, fshihet një pikturë provokative e artistit anonim Banksy, por pse?

Si rrallëherë, fshihet një pikturë provokative e artistit
@banksy/ Instagram

 
Një pikturë nga Banksy, artist anonim, veprat e të cilit vlerësohen me shifra marramendëse, është fshirë nga muri i jashtëm i Gjykatës Mbretërore të Drejtësisë në Londër. Në pikturë paraqitet një gjykatës, i cili rreh me “çekanin e drejtësisë” një protestues të pambrojtur. Protestuesi mban një pankartë të bardhë, të lyer me bojë të kuqe, e cila ngjan si gjak.

Si rrallëherë, fshihet një pikturë provokative e artistit
 
Banksy e konfirmoi veprën në Instagram, gjatë mëngjesit të së hënës. (Artisti i konfirmon gjithnjë veprat e tij në rrjetet sociale).  Dëshmitarët okularë thanë se rojet e sigurisë u vendosën përpara murales, i cili supozohet se u referohet protestave pro-palestinezëve në Gaza.
 
Një prej dëshmitarëve tha se kaloi aty rreth orës 8:30 të hënën kur rojet po përpiqeshin të ndalonin njerëzit që të bënin foto. Më pas, mbërritën punonjës të tjerë me materiale për ta mbuluar.
 
“Mendoj se është e turpshme që thjesht e mbuluan. Është e qartë se ata kanë frikë nga reagimi që kjo do të shkaktojë”, shtoi personi, i cili gjithashtu pa nga afër arrestimet e bëra në protestën me mijëra njerëz në Londër, për mbrojtjen e palestinezëve në Gaza. Policia ndaloi gati 900 persona në demonstratën që mbushi rrugët e Londrës.
 
Banksy, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, njihet për veprat e tij politike dhe shpeshherë, ka provokuar përmes artit, duke shfaqur pikëpamjet e tij në Izrael, Turqi, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA etj.
 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎