Metropolitan

S'ia urojmë as armikut të ndodhet në situatën e Blake Lively pas këtyre fjalëve të Taylor Swift

S'ia urojmë as armikut të ndodhet në situatën e Blake
Foto: Taylor Swift dhe Blake Lively

Dikur shoqe të pandara, tani as në Instagram nuk e ndjekin më njëra-tjetrën. Burime për Page Six zbulojnë se Taylor Swift thotë se do jetë “përjetësisht e tërbuar” me Blake Lively-n, pas përfshirjes së emrit të saj në betejën ligjore të aktores me Justin Baldoni-n.

Sipas burimit, Taylor është ndjerë e përdorur për famë:

“E lëndoi shumë që Blake përdori emrin e saj në atë kontekst. Ajo e urren faktin që Blake e mendoi këtë, e lëre më që e shkroi në mesazh.”

S'ia urojmë as armikut të ndodhet në situatën e Blake

Për ata që s’janë në dijeni, në mesazhet që dolën gjatë procesit ligjor, përmendej që Taylor ishte si një “dragua mbrojtës” për Blake-un - një lloj super mikeshe që ndërhyn, përplas derën dhe shpëton shoqen e vet nga çdo e keqe.

Por sipas burimit? Komplet trillim.

“S’ka qenë kurrë ajo lloj miqësie. Taylor nuk e ka parë asnjëherë veten si mbrojtëse të Blake-ut. Për më tepër, Blake është një grua e rritur dhe e martuar me një nga njerëzit më të fuqishëm të Hollywood-it.”

Për Taylor Swift-in, të përdorej si një kartë për ndikim publik ishte pika që e mbushi kupën. Mesazhet e publikuara nga Baldoni, veçanërisht ai për "dragoin", kanë lënë plagë që, sipas burimit, “janë të thella dhe ndoshta të përhershme”.

S'ia urojmë as armikut të ndodhet në situatën e Blake

“Miqësia e tyre ishte e pastër: bënin ëmbëlsira bashkë, udhëtonin, dekoronin shtëpitë. Ishin thjesht dy gra të famshme që nuk kishin nevojë për asgjë nga njëra-tjetra. Dhe ndoshta kjo e bëri edhe më të dhimbshme kur Taylor ndjeu se Blake e përdori për interes.”

Asnjëra palë nuk ka folur publikisht për këtë "ndarje" të miqësisë, ndaj gjithçka mbetet në terrenin e burimeve pranë situatës, por nëse historia është e vërtetë, kjo është një tjetër dëshmi që edhe në Hollywood, miqësia ka një vijë të hollë mes besnikërisë dhe shfrytëzimit publik.

Burimi: Cosmopolitan

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

We wouldn't even wish our enemy to be in Blake Lively's situation after these words from Taylor Swift

S'ia urojmë as armikut të ndodhet në situatën e Blake

Once inseparable friends, they no longer follow each other on Instagram. Sources for Page Six reveal that Taylor Swift says she will be "forever furious" with Blake Lively after her name was included in the actress's legal battle with Justin Baldoni.

According to the source, Taylor felt used for fame:

"It really hurt her that Blake used her name in that context. She hates the fact that Blake thought that, let alone wrote it in the message."

S'ia urojmë as armikut të ndodhet në situatën e Blake

For those unaware: in the messages that emerged during the legal process, it was mentioned that Taylor was like a "guardian dragon" for Blake - a kind of super friend who steps in, slams the door, and saves her friend from any harm.

But according to the source? Complete fabrication.

"It was never that kind of friendship. Taylor never saw herself as Blake's protector. Plus, Blake is a grown woman and married to one of the most powerful men in Hollywood."

For Taylor Swift, being used as a public influence card was the last straw. Baldoni's published messages, especially the one about the "dragon", have left scars that, according to the source, "are deep and possibly permanent."

S'ia urojmë as armikut të ndodhet në situatën e Blake

"Their friendship was pure: they made cakes together, they traveled, they decorated houses. They were just two famous women who didn't need anything from each other. And maybe that made it even more painful when Taylor felt like Blake was using her for interest."

Neither party has spoken publicly about this "breakup" of the friendship, so everything remains in the realm of sources close to the situation, but if the story is true, this is further evidence that even in Hollywood, friendship has a fine line between loyalty and public exploitation.

Source: Cosmopolitan