Metropolitan

Taylor Swift shpjegon lidhjen (e lezetshme) mes albumit të ri dhe ngjyrës portokalli :)

Taylor Swift shpjegon lidhjen (e lezetshme) mes albumit të ri dhe
Taylor Swift/ The Life of a Showgirl

Ndërsa ende po e procesojmë albumin e ri me 12 këngë të Taylor Swift, “Life of a Showgirl”, dalin të tjera detaje në dritë. Taylor, e ftuar speciale në podkastin “New Heights”, i cili moderohet nga i dashuri i saj, Travis Kelce dhe vëllai i tij, Jason, foli ndër të tjera edhe për përfshirjen e ngjyrës portokalli në albumin e 12-të.

Taylor Swift shpjegon lidhjen (e lezetshme) mes albumit të ri dhe

“Gjithmonë më ka pëlqyer, Jason,” i tha Tay, Jason Kelce-it. “Është një ndjesi energjie që më duket si jeta ime tani dhe ky album ka të bëjë me atë që po ndodhte pas skenës në botën time të brendshme gjatë këtij turneu, i cili ishte kaq i gëzueshëm, elektrik dhe plot gjallëri.”

Fituesja e çmimeve Grammy foli gjithashtu për një ‘sinjal’ që i dha botës, i cili sigurisht, zgjoi kuriozitetin e fansave të saj. Në shfaqjen e fundit të turneut ERAS, Tay doli nga një derë portokalli.

Taylor Swift shpjegon lidhjen (e lezetshme) mes albumit të ri dhe

“Çdo natë unë largohesha nga skena duke zbritur me ashensor. Kështu mbyllej çdo shfaqje e “ERAS”, përveç njërës, asaj të fundit, ku dola përmes një dere portokalli,” tha Taylor, duke shtuar: “Dhe kjo në fakt ishte një “ndihmë”. Arsyeja pse zgjodha të dilja në atë mënyrë ishte sepse doja t’u jepja fansave një sinjal të vogël se po largohesha nga epoka e turneut “ERAS”, por gjithashtu po hyja në një periudhë të re... U gëzova shumë që e vunë re. Mendova se i kam trajnuar mirë”, përfundoi ajo.

“The Life of a Showgirl” do të publikohet më 3 tetor dhe që tanimë, fansat e këngëtares janë tejet entuziastë.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎