News

Vajza mbyt me tel të atin: Një përmbledhje e ngjarjes shokuese në Fier

Vajza mbyt me tel të atin: Një përmbledhje e ngjarjes shokuese

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Fier, ku një vajzë, 26 vjeç, me nistoret E.R. ka mbytur me telin e karikuesit të atin e saj, 56 vjeç. Viktima me inicialet A.R. gjeti vdekjen në fshatin Frashër të Fierit, në banesë.

Si u zbulua ngjarja?

Rreth orës 23:00 të së mërkurës, vajza 26-vjeçare mbyti të atin dhe më tej, telefonoi policinë, për të denoncuar se i ati i saj kishte ndërruar jetë si rrjedhojë e një ngjarjeje aksidentale. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje nga policia e Fierit, u dyshua për vërtetësinë e dëshmisë së vajzës.

Nga veprimet e shpejta hetimore, autoritetet dolën në përfundimin se viktima ishte mbytur me tel. Më tej, pas zbardhjes së ngjarjes, vajza e pranoi se kishte kryer krimin makabër.

Arsyet që çuan në mbytjen e të atit

Ajo rrëfeu për arsyet që e bënë të ndërmerrte këtë akt mizor. Sipas vajzës, i ati e trajtonte me fanatizëm, nuk e lejonte të vishej në mënyrën që donte dhe as të argëtohej. Ajo u tha hetuesve se babai i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate shumë të shpeshta, pasi ai nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.

Përfshirja e së ëmës

Në këtë krim është përfshirë edhe e ëma e vajzës dhe bashkëshortja e të ndjerit. Gruaja me inicialet V.R., 53 vjeç, ishte në dijeni të krimit, madje së bashku me të bijën, pastruan trupin e pajetë, që të jepnin idenë se ishte rrëzuar në tualet dhe kishte ndërruar jetë.

Dyshimet se viktima dhunohej

Viktima punonte në një fermë blegtorale në zonë dhe shpeshherë, kishte shkuar me shenja në fytyrë. Ai thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente të ndryshme dhe burimet nga policia konfirmuan se viktima keqtrajtohej si nga e shoqja, ashtu edhe nga vajza.

Fqinjët u shprehën se ata jetonin të ndarë, megjithëse në të njëjtin oborr.

Dëshmitë e familjarëve të viktimës

Vëllai i viktimës, me inciale F.R., konfirmoi se i ndjeri dhe e shoqja nuk kishin një raport të mirë:

“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin. Ajo thoshte: “Nuk e dua burrin. Merreni dhe mbajeni ju. Merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua”. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time, e mori në telefon edhe tha që ai ka vdekur. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të flisnim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër se si ishte ai”, u shpreh vëllai.

Ndërsa kushëriri i të ndjerit u shpreh se policia kishte shkuar 10-15 herë në banesën e çiftit, pasi kishin konflikte të shumta.

Arrestimet

Vajza e të ndjerit është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa bashkëshortja po mbahet e shoqëruar deri sa të përcaktohet përgjegjësia e saj në aktin kriminal.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎