Metropolitan

Akon dhe (ish-)bashkëshortja i japin fund martesës, pas 29 vitesh!

Akon dhe (ish-)bashkëshortja i japin fund martesës, pas 29 vitesh!
Getty

Akon dhe Tomeka Thiam kanë vendosur të divorcohen! Tomeka ka paraqitur kërkesë për divorc nga muzikanti, vetëm katër ditë para se të festonin përvjetorin e tyre të 29-të të martesës.
 
Tomeka Thiam bëri kërkesën për divorc të enjten, më 11 shtator, duke përmendur si arsye “mospërputhje të pakapërcyeshme”, sipas dokumenteve të siguruara nga PEOPLE. Ajo e la të papërcaktuar datën e ndarjes dhe tha se çifti kanë një fëmijë, vajzën 17-vjeçare, të quajtur Journey.

 
Thiam kërkoi kujdestari të përbashkët ligjore për Journey, duke kërkuar që ajo të ketë kujdestarinë fizike të adoleshentes dhe Akon, 52 vjeç, të ketë të drejtë vizite. Ajo gjithashtu kërkoi mbështetje financiare bashkëshortore dhe i kërkoi gjykatës që të mos i japë këngëtarit të “Smack That” mbështetje të tillë nga ana e saj.
 
Ai dhe Tomeka u martuan në vitin 1996 dhe e kanë mbajtur shumë private marrëdhënien.

Akon dhe (ish-)bashkëshortja i japin fund martesës, pas 29 vitesh!

Akon ka deklaruar më parë se ai beson në poligami dhe në një intervistë të vitit 2022 në “The Zeze Millz Show”, zbuloi se ka 9 fëmijë. Një vit më vonë, muzikantja Amirror deklaroi në se ajo ishte një nga katër 4 e tij.

“Poligamia është pjesë e kulturës sonë. Absolutisht,” tha Akon në “Zeze Millz”, duke shtuar: “Për mua duket normale, sepse është kulturë për ne. Ne nuk kemi dalë jashtë kulturës sonë afrikane kur erdhëm në botën perëndimore. Shihni, gabimi që bëri bota perëndimore ishte se krijoi të gjitha këto rregulla pa marrë parasysh natyrën.”

Këngëtari i “Don’t Matter” tha se ai ishte “pranë” të nëntë fëmijëve të tij dhe se e konsideronte detyrë që “t’i rrisë fëmijët e tij që të jenë të përgjegjshëm, të kuptueshëm” dhe të “mbrojë nënën e tyre”.

“Detyra ime nuk është të bëj të gjitha gjërat shtesë, festat dhe koncertet e shkollës. Ndërsa unë kujdesem që familja të ketë një çati mbi kokë dhe ushqim, nëse kam kohë të bëj më shumë dhe të tregoj dashuri, po, do ta bëj. Komunikimi më lejon të jem aty çdo ditë. Për këtë shërben telefoni im me FaceTime,” tha ai.

Akon shtoi gjithashtu se ai i konsideron si martesa, ashtu edhe lidhjet e dashurisë, si “marrëdhënie të vërteta”.
 
Në një intervistë të Amirror me “Rie Wit the Tea”, ajo tha se bashkëshortet e Akon jetojnë në vende të ndryshme si: Atlanta, Los Angeles dhe Afrikë.
 
“Ne kemi shtëpi të ndryshme, kemi mënyra jetese të ndryshme. Nuk kemi pse ta shohim njëra-tjetrën, ndaj nuk kemi pse të bëhemi shoqe… Akon është i tillë: nuk është manipulim, është thjesht, ose e pranon ose jo. Kjo është kultura jonë”, u shpreh ajo.
 

REELS

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti