Metropolitan

Bella Hadid mendon se gratë nuk duhet të punojnë gjatë ciklit menstrual

Bella Hadid mendon se gratë nuk duhet të punojnë gjatë

E njihni atë ndjesinë kur je me perioda, ke dhimbje të tmerrshme barku, të dhemb shpina dhe thjesht nuk ekziston asnjë pikë fuqie që të të bëjë të ngrihesh nga krevati, por duhet, sepse ke punë? Bella Hadid e njeh mirë këtë ndjesi dhe mendon se ka ardhur koha që kjo torturë të marrë fund. Sipas saj, duhet të jetë e ndaluar me ligj që gratë të detyrohen të punojnë gjatë ciklit menstrual.

Në një intervistë të fundit për British Vogue, supermodelja ndau idenë e saj për leje mjekësore gjatë ciklit menstrual. Duke folur për mënyrën si modelingu ndikoi në marrëdhënien e saj me trupin që në moshën 18-vjeçare, Bella tha:

“Sapo isha larguar nga shtëpia e prindërve dhe hyra direkt në një botë ku duhet të shikosh veten në pasqyrë çdo ditë. Dhe ndërkohë, kemi perioda. Bën set fotografik për Victoria’s Secret kur je me cikël, duke vuajtur nga endometrioza. Kjo duhet të jetë e jashtëligjshme.”

Dhe nuk u ndal me kaq. Bella shtoi me ironi:

“Do t’i flas Shtëpisë së Bardhë për këtë – duhet të ndalohet ligjërisht puna për gratë gjatë javës së ciklit. Madje edhe javën para.”

Bella, e cila ka folur hapur për problemet e saj shëndetësore si endometrioza, ADHD, depresioni, ankthi, PMDD, PCOS dhe sëmundja Lyme, është një individ që përballet me dhimbjen kronike.

“Mendoj se askush nuk e kupton realisht se çfarë do të thotë të jetosh me sëmundje kronike,” tha ajo për British Vogue. “Ka ditë kur është e vështirë edhe të bësh një dush.” Dhe shton se në ditët e rralla të pushimit, “Nëse arrij të bëj një dush dhe të përgatis mëngjesin, e konsideroj sukses.”

Për të përballuar presionin e vazhdueshëm të punës çdo ditë, Bella ka krijuar një alterego të quajtur Belinda.

“Belinda thjesht bën punën e saj. Mund të jetë duke qarë nga ora 5 deri në 7 të mëngjesit, por sapo arrin në punë, buzëqesh dhe e përballon ditën. Kjo është Belinda për mua,” shpjegon ajo.

Artikuj të rekomanduar:

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

Bella Hadid thinks women shouldn't work during their menstrual cycle

Bella Hadid mendon se gratë nuk duhet të punojnë gjatë

You know that feeling when you're on your period, you have terrible stomach pains, your back hurts and you just don't have the energy to get out of bed, but you have to, because you have work? Bella Hadid knows this feeling well and thinks it's time for this torture to end. According to her, it should be illegal for women to be forced to work during their menstrual cycle.

In a recent interview with British Vogue, the supermodel shared her idea for medical leave during her menstrual cycle. Speaking about how modeling has influenced her relationship with her body since the age of 18, Bella said:

"I had just moved out of my parents' house and entered a world where you have to look at yourself in the mirror every day. And then, you have your period. Doing a Victoria's Secret photoshoot while you're on your period, suffering from endometriosis. That should be illegal."

And it didn't stop there. Bella added ironically:

"I'm going to talk to the White House about this - it should be legally prohibited for women to work during the week of their period. Even the week before."

Bella, who has spoken openly about her health issues such as endometriosis, ADHD, depression, anxiety, PMDD, PCOS, and Lyme disease, is an individual who deals with chronic pain.

“I don’t think anyone really understands what it’s like to live with a chronic illness,” she told British Vogue. “There are days when it’s hard to even take a shower.” And she adds that on the rare days off, “If I can take a shower and make breakfast, I consider it a success.”

To cope with the constant pressure of working every day, Bella has created an alter ego called Belinda.

"Belinda just does her job. She might be crying from 5 to 7 in the morning, but once she gets to work, she smiles and gets through the day. That's Belinda to me," she explains.

Recommended articles: