Metropolitan

Charli XCX kurorëzon dashurinë në një dasmë private ❤️

Charli XCX kurorëzon dashurinë në një dasmë private
Backgrid

Charli XCX, krijuesja e “brat summer”, është martuar me partnerin e saj, George Daniel, i cili është edhe bateristi i grupit The 1975.

Charli XCX kurorëzon dashurinë në një dasmë private

Ceremonia intime u mbajt në Londër dhe të gjithë anëtarët e bandës së Daniel ishin të pranishëm, përveç këngëtarit kryesor, Matty Healy, i cili thuhet se iku direkt nga festimet e beqarisë në Ibiza, për të qenë me të fejuarën e tij, Gabbriette Bechtel në Los Angeles, ku ajo kishte angazhime kontraktuale për filmin e saj të parë.

Charli XCX kurorëzon dashurinë në një dasmë private

Video dhe foto nga dasma tregonin Charli-n dhe Daniel-in teksa pozonin për foto me familjarët jashtë bashkisë së Hackney-t. Thuhet se ishin të pranishëm rreth 20 miq dhe të afërm të ngushtë.

Charli XCX kurorëzon dashurinë në një dasmë private

Charli (emri i vërtetë i së cilës është Charlotte Emma Aitchison) kishte veshur një fustan nusërie të thjeshtë dhe në fotot e publikuara, duket super e lumtur teksa mban në duar një buqetë me lule.

Charli XCX kurorëzon dashurinë në një dasmë private

Këngëtarja e hitit “Girl, so confusing”, 32 vjeç, u lidh me Daniel në mars të vitit 2022. Përpara lidhjes së tyre, dyshja kishin bashkëpunuar në projekte muzikore. Në nëntor 2023, ylli i pop-it njoftoi se ishte fejuar me muzikantin 35-vjeçar, përmes një postimi në Instagram.

Ndërsa më 19 korrik, kurorëzuan dashurinë në martesën private.

Epo, urime! Mos harro të vazhdosh të jesh 'brat', Charlie! 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎