Showbiz

Egli u kundërpërgjigjet kritikave në rrjet: “Prej 3 muajsh jam me mjekime të vazhdueshme”

Egli u kundërpërgjigjet kritikave në rrjet: “Prej 3 muajsh

@eglitakoooo/ Instagram

Egli, e cila vijon turneun e saj të koncerteve në Kosovë, përmes videoje të xhiruar teksa këndonte “A vritet pafajësia” (-Leonora Jakupi) dhe të publikuar në Instastory, u ka kthyer përgjigje kritikave për këndimin e saj playback në disa prej momenteve që janë bërë virale.

“Unë prej 3 muajsh tashmë, jam me mjekime të vazhdueshme për kordat vokale, për shkak të një dëmtimi serioz në to, i cili kërkon kohë në rikuperim të plotë dhe shumë pushim vokal (këngëtarët e dinë mirë)”, u shpreh Egli, duke shprehur edhe mirënjohjen dhe dashurinë për Drenicën.

Më tej, shtoi:

“Kjo është arsyeja pse shumë prej jush e keni vënë re një ndryshim në zërin tim prej kohësh. Mbase jo çdo notë është e përsosur, ama këtë këngë e të gjitha këngët e vendit tim, gjithmonë i kam kënduar nga shpirti e sot më shumë se kurrë”.

Egli u kundërpërgjigjet kritikave në rrjet: “Prej 3 muajsh

Përgjigjja e Eglit vjen pas kritikave të shumta për performancat e saj playback, si dhe për veshjen me të cilat u shfaq duke kënduar këngë patriotike. Ajo mori kritika edhe nga Albina Kelmendi dhe Nita Latifi, reagimet e të cilave i gjeni duke klikuar në emrat përkatës.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎