Showbiz

Gjesti flet për pauzën në karrierë: “Derisa të përfundojë një padrejtësi, nuk do jem aktiv”

Gjesti flet për pauzën në karrierë: “Derisa të
Instagram: @gjestt

Gjesti, siç mund ta keni vënë re, ka bërë ca mungesa në projektet muzikore. Megjithatë, ai ka bërë një reagim për ndjekësit e tij, duke rrëfyer se po përballet me disa sfida që po e mbajnë larg projekteve.

“E di, jam zhdukur këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte dhe me asgjë, por shumë shpejt besoj se do mbarojë ky problem dhe kam për të qenë pranë jush. Ju uroj krejt të mirat, faleminderit për çdo gjë që bëni për mua”, ka shkruar ai në mesazh.

Gjithashtu, ai theksoi se i ka ndodhur një padrejtësi që e ka penguar të jetë aktiv.

“Janë ca gjëra që nuk dua t’i ndaj në media se nuk ia vlen. Por për ju, një sqarim i vogël: Derisa të përfundojë një padrejtësi që më është bërë, nuk mund të jem aktiv”.

Gjesti flet për pauzën në karrierë: “Derisa të

Më tej, ai tregoi se nuk do të dorëzohet kurrë. “Eh, kështu ishte jeta, por dorëzim nuk ka kurrë! Edhe nuk do ndalem derisa të marr atë që dua, pa marrë parasysh se ç’ndodh”.

Hmm, pra, të rejat nga jeta e Gjestit qenkan goxha enigmatike.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎