Metropolitan

Khëm-khëm! Harry Styles mund të ketë një të dashur të re ❤️

Khëm-khëm! Harry Styles mund të ketë një të dashur
Getty

Dëgjoni e mbani vesh! Harry Styles u pa duke u puthur me pasion me një vajzë misterioze në Festivalin Glastonbury në Somerset, Angli. Këngëtari i “Watermelon Sugar” u puth me një vajzë brune, e cila sipas The Sun, quhet Ella Kennedy.

Khëm-khëm! Harry Styles mund të ketë një të dashur

Mesa duket gjërat qenkan serioze, pasi një dëshmitar okular tha për The Sun se “Harry kishte sy vetëm për këtë vajzë dhe se mes tyre shpërthyen shkëndija sapo u takuan”.

Khëm-khëm! Harry Styles mund të ketë një të dashur

Ish-anëtari i One Direction, 31 vjeç, thuhet se mbërriti në koncert në orët e para të mëngjesit me disa nga miqtë e tij. Por, gjithsesi, ai dhe vajza u bënë të pandarë sapo u takuan. Ella, e puthi disa herë në faqe, para se ta kapte këngëtarin prej dore dhe ta çonte në pistën e kërcimit, thonë burimet dhe e gjitha duket si një skenë filmi.

“Vetëm një orë pasi mbërritën, ata u puthën përpara shumë njerëzve dhe nuk u shqetësuan aspak se kush po i shihte,” tha një dëshmitar dhe se në fakt, dukej sikur po kalonin shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Styles është rikthyer në skenën e takimeve romantike, pas ndarjes me Taylor Russell. Page Six konfirmoi në maj 2024 se ai dhe Russell i dhanë fund lidhjes pas një viti bashkë. Ata “kaluan një periudhë të vështirë” pas pushimeve në Japoni në prill të atij viti, tha një burim për The Sun asokohe.

Khëm-khëm! Harry Styles mund të ketë një të dashur

Përpara lidhjes me Russell, aktori i “Don’t Worry Darling” ishte në një marrëdhënie dyvjeçare me regjisoren Olivia Wilde, me të cilën u nda në nëntor 2022. Gjithashtu, ai ka qenë i lidhur edhe me Kendall Jenner e Taylor Swift.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎