Showbiz

Loredana foli për lidhjen me Jozin dhe mbase na tregoi nëse janë bashkë :)

Loredana foli për lidhjen me Jozin dhe mbase na tregoi nëse janë
@loredanabrati/ @jozimarku/ Instagram

Loredana Brati, e ftuar në “Pushime on Top”, foli ndër të tjera për marrëdhënien me Jozefin Markun, brenda shtëpisë së “BBVA”. E pyetur nga moderatorja nëse është penduar për diçka që ka bërë gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi, ish-banorja rrëfeu se pendohet “100 herë”, madje, dha edhe rast konkret, si dhe tregoi se ndoshta është single!

“A ka ndonjë gjë që e ke bërë në Big Brother dhe tani thua “pse e bëra?”, e pyeti Lei Kraja, ndërsa Loredana ia ktheu:

“100 herë! Ndoshta kur u afrova me Jozin, që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat dhe aty thosha “Lori çfarë po bën? Nuk është gjë jotja!”.

Loredana nuk e tha shkoqur nëse vijon të jetë ende me Jozin, por kur u pyet nëse është  beqare, u përgjigj:

“Vazhdoj të jem një shpirt i lirë”, çka nënkupton se mbase janë ndarë.

Loredana dhe Jozefini u lidhën brenda qëndrimit në shtëpinë e famshme. Ata u kthyen në një ndër dyshet që dha më shumë materiale për meme (që të jemi të sinqertë). Nejse, e dimë që Jozi do e shohë intervistën dhe shpresojmë të mos zgjedhë ndonjë këngë alla "Zotëria juaj"...

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎