Showbiz

Më në fund, pas gjithë zërave në rrjet, e morëm vesh se ç’ndodhi me ndalimin e Mozzik-ut (& vlerën e orëve)

Më në fund, pas gjithë zërave në rrjet, e morëm
@mozzik/ Instagram

Mozzik u vendos në qendër të vëmendjes pas një ndalimi që iu bë nga policia e Kosovës, për shkak të dy orëve të markave prestigjoze Ruchard Mille dhe Rolex. Kudo qarkulloi lajmi se ai u arrestua, Noizy aludoi se orat ishin të rreme, ndërsa vetë dogana e Kosovës na tregon detajet e ndalimit.

Përmes një reagimi në Facebook, dogana e Kosovës u shpreh:

“Prishtinë, 17 shtator 2025. Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se pas publikimit të lajmeve në portale dhe rrjete sociale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kontrollin e një personi të dyshuar me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës. Si rezultat i këtij kontrolli në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, njësitë doganore kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze (një Richard Mille dhe një Rolex), të cilat nuk janë deklaruar nga udhëtari gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Vlera totale e këtyre orëve është 1.340.027,50 € (një milion e treqind e dyzet mijë e njëzeteshtatë euro e pesëdhjetë cent)”, thuhet në deklaratë.

Pra, orët paskan qenë origjinale.

Më tej, deklarata vijon se shmangia e detyrimeve në doganë kapte shumën e mbi 5.000 eurove, ndaj është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i orëve dhe është marrë në pyetje Mozzik.

“Duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar. Më 17 shtator 2025, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë”.

Më në fund, pas gjithë zërave në rrjet, e morëm

Pas lajmeve për arrestimin e Mozzik, ka reaguar edhe avokati i tij, si dhe i vëllai, Getinjo.

“Nuk është arrestuar reperi Mozzik! Sapo piva kafe me të”, u shpreh avokati i Mozzik, Arianit Koci në Facebook.

Më në fund, pas gjithë zërave në rrjet, e morëm

Ndërsa Getinjo zgjodhi një tjetër mënyrë, duke ironizuar:

Më në fund, pas gjithë zërave në rrjet, e morëm

Më në fund, pas gjithë zërave në rrjet, e morëm

Edhe vetë Mozzik, publikoi një foto, ku u shpreh:

"Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille në aeroportin e Prishtinës. Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta; vetëm rrena dhe shpifje.
Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë. Ju uroj suksese të gjithëve, dhe InshAllah flini të qetë sonte! Ju dua edhe juve qe po shkruani keq! Sinqerisht, Gramoz Aliu (Mozzik)"

Më në fund, pas gjithë zërave në rrjet, e morëm

Sa i përket Noizy-t, ai publikoi foton e një ore të imituar nga një faqe kineze, duke aluduar se sendet luksoze ishin të rreme. Për më tepër, kliko këtu.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎