Metropolitan

Një listë me filma që po bëjnë namin në Festivalin e Filmit në Venecia

Një listë me filma që po bëjnë namin në Festivalin
Frankenstein

Festivali i Filmit në Venecia ka praktikisht të gjithë yjet që po mbajnë mbi supe ekranin e madh të kinemasë këtë vit, regjisorët fenomenalë, aktorët më të njohur dhe disa filma që po marrin ovacione të shumta.
 
Këto janë filmat më të përfolur të Festivalit të Filmit në Venecia:
 
“Bugonia”

Regjisor: Yorgos Lanthimos
 
Subjekti: 2 burra të fiksuar pas teorive konspirative marrin peng CEO-n e një kompanie të rëndësishme, pasi mendojnë se ajo është e lidhur me alienët dhe ka si qëllim të shkatërrojë Tokën.
 
“After The Hunt”

Regjisor: Luca Guadagnino
 
Subjekti: Një profesore kolegji e gjen veten në një udhëkryq, ndërsa një prej studentëve ngre akuza karshi një prej kolegëve të saj. Megjithatë, interesi i saj lidhet me një sekret të errët që mbart e shkuara.
 
“The Smashing Machine”

Regjisor: Benny Safdie
 
Subjekti: Mark Kerr, mundës profesionist i MMA, arrin kulmin e karrierës së tij, por përballet me sfida të shumta në jetën personale.
 
“Father, mother, sister, brother”

Regjisor: Jim Jarmusch
 
Subjekti: Një motër dhe një vëlla, të cilët prej vitesh nuk kanë kontakt, duhet të mblidhen dhe të flasin mbi traumat dhe situatat e së shkuarës, teksa përballen me 2 prindër të distancuar.
 
“In the Hand of Dante”

Regjisori: Julian Schinabel
 
Subjekti: Një tekst i shkruar me dorë nga Dante Aligheri duhet të kalojë nga një prift në një boss të njohur në Neë York.
 
“Frankenstein”

Regjisor: Guillermo Del Toro
 
Subjekti: Një shkencëtar brilant, por egocentrik, sjell në jetë një krijesë monstruoze, në një eksperiment që sjell një problem të madh.
 
“No Other Choice”

Regjisor: Park Chan-Wook
 
Subjekti: Një burrë, i cili prej vitesh është i papunë, ka një ide ‘gjeniale’: Të eliminojë konkurrentët.
 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎