Showbiz

Pas gjithë dramave, postimi i ri i Gjestit na bën të mendojmë për rikthimin e tij në muzikë

Pas gjithë dramave, postimi i ri i Gjestit na bën të
Instagram: @gjestt

Gjesti, gjatë kësaj periudhe, rrëfeu se disa sfida me distributorin e mëparshëm e kanë mbajtur larg muzikës, duke u shprehur se derisa të zgjidhen konfliktet, për fat të keq, nuk do të ketë projekte muzikore. Megjithatë, me postimin e fundit në Instagram, tregoi se ndoshta do të rikthehet shpejt.

“Ende pa gjumë. Në minutin që mendoni se jam në gjumë, (do) e keni gabim. Thjesht ka mbetur edhe pak kohë, për t’ia lënë kohës. (Baterinë) plot e kam”, duke nënkuptuar (ndoshta) se po pret momentin e duhur për rikthim.

Pas gjithë dramave, postimi i ri i Gjestit na bën të

Gjesti dhe drejtuesi i platformës “Onima” kanë pasur një përplasje virtuale, pas akuzave dhe pakënaqësive të këngëtarit për menaxhimin dhe monetizimin e këngëve të tij.

Fillimisht, artisti bëri një postim në Instagram, ku shkroi:

"Këtë sezon unë jam detyruar t'i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë nga distributori paraprak. Fatkeqësisht detyrohem që derisa këto konflikte të zgjidhen, t'i mbaj të gjitha këto projekte për vete pasi refuzoj kategorikisht të publikoj ndonjë projekt me këtë distributor."

Pasi zbuloi se ka disa projekte me të cilat po punon gjithsesi, Gjesti tha se uron ta zgjidhë sa më shpejt konfliktin për të ndarë me njerëzit dhe dashamirësit muzikën e re:

"Unë shpresoj dhe besoj shumë që këto konflikte kanë për t'u rregulluar shumë shpejt, në mënyrë që unë të filloj publikimin e projekteve direkt. Besomëni që mezi po pres t'i ndaj me ju këto projekte, edhe besomëni që nuk kam për t'u dorëzuar kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet."

Pas gjithë dramave, postimi i ri i Gjestit na bën të

Erkand Shabani, drejtues i platformës, bëri gjithashtu një reagim zyrtar në rrjetet sociale, ku sipas tij “janë duke u shpërndarë lajme të rreme për Onima-n nga Gjesti dhe menaxhimi i ri”. Ai shprehu keqardhje të thellë dhe sqaroi se burimi i mosmarrëveshjes së platformës dhe Gjestit lidhet me monetizimin e përmbajtjeve artistike.

“Onima shpreh keqardhje të thellë lidhur me fushatën e shpërndarjes së lajmeve të rreme në adresën tonë nga Gjesti dhe (ekipi) menaxhues i tij”, u shpreh fillimisht drejtuesi i Onima-s. Në këtë rrethanë, ne jemi të detyruar të sqarojmë se burimi i mosmarrëveshjes mes Onima-s dhe Gjestit është synimi i këtij të fundit për t’i liruar nga kontrata për distribuim dhe monetizim të përmbajtjeve artisitke të tij", u shpreh ai.

Erkandi theksoi se Gjesti dhe platforma e re që e ka në menaxhim, ka kërkuar një shkëputje të kontratës, sipas interpretimit të tyre dhe sipas Onima-s, kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e ligjshme.

“Kjo është një çështje, objekti i së cilës rregullohet hollësisht në kontratën e nënshkruar nga vetë Gjesti, me vullnet të lirë. Në vend që të adresojë shqetësimin e tij nëpërmjet instrumenteve ligjore, Gjesti dhe ekipi menaxhues i tij ka bërë kërkesë për shkëputje të kontratës, sipas interpretimit të tij të njëanshëm, i cili nuk është në përputhje me marrëveshjen ligjërisht të vlefshme me Onima”.

Pas gjithë dramave, postimi i ri i Gjestit na bën të

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎