Showbiz

Pas komentit të Eva Muratit, reagon Genar Topalli, duke treguar edhe ca detaje nga dasma!

Pas komentit të Eva Muratit, reagon Genar Topalli, duke treguar edhe ca
Cindy Marina; Genar Topalli/ Eva Murati

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë, pas gjithë zhurmës që shkaktoi në rrjet komenti i Eva Muratit, e cila pretendoi se dasma e tij dhe e Cindy Marinës mund të jetë bërë me paratë e fondeve publike.

Përmes një postimi në Facebook, Genari saktësoi publikun, duke treguar detaje nga kostot e dasmës.

“Të dashur miq, familjarë dhe të njohur! Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetë sime: U kurorëzova me Cindy Marinën. Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë”, shkroi fillimisht ai.

Më tej, Genari vijoi:

“Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Mërisë, tek Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik. Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk i kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka ishte e menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetje të prindërve të saj”.

Genari shtoi se ai dhe Cindy jetojnë dhe punojnë në SHBA, ku secili ndjek karrierën respektive, si dhe bëri me dije se prindërit e bashkëshortes së tij kanë krijuar biznese të suksesshme në fushën e sportit dhe të transportit.

Pas komentit të Eva Muratit, reagon Genar Topalli, duke treguar edhe ca

Deklarata e Genarit vjen pasi ish-e dashura e tij, Eva Murati, komentoi në një video në TikTok, duke u shprehur:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. (Drejtuar Genarit) E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike (drejtuar Cindy-t).”

Pas komentit të Eva Muratit, reagon Genar Topalli, duke treguar edhe ca

Më vonë, moderatorja bëri një deklaratë në “Live from Tirana”, ku tha:

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu, apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme”.

Eva theksoi:

“E them me bindje “kurth”, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”.

Sa i përket dasmës së Genarit dhe Cindy-t, mund të klikosh këtu.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎