Metropolitan

People shpall Demi Moore “Gruan më të bukur në botë” për vitin 2025

People shpall Demi Moore “Gruan më të bukur në

Demi Moore është shpallur “Gruaja më e bukur në botë" për vitin 2025, sipas revistës People. Ky është një çmim prestigjoz, që një ndër revistat më të njohura në botë jep çdo vit, duke vlerësuar bukurinë në shumë dimensione: fizike, shpirtërore e mbi të gjitha ndikimin që një grua e njohur ka në shoqëri.

Ky titull ka shkuar ndër vite për emra si Julia Roberts, Jennifer Aniston, Beyoncé, Lupita Nyong’o dhe së fundmi për Demi Moore.

Në moshën 62-vjeçare, aktorja e njohur ka reflektuar dhe folur vazhdimisht për rrugëtimin e saj drejt vetëpranimit dhe bukurisë së brendshme, duke theksuar se për të, bukuria në këtë fazë të jetës do të thotë mirënjohje dhe paqe e brendshme, duke pranuar ndryshimet fizike pa lejuar që ato të përcaktojnë vlerën e saj si individ.

People shpall Demi Moore “Gruan më të bukur në

Një ndikim të madh në vlerësimin me këtë çmim duket se ka pasur edhe roli i saj në filmin “The Substance”, ku aktorja luan personazhin e Elisabeth Sparkle, një yll në rënie në televizion, e cila shkarkohet nga detyra për shkak të moshës. Më pas, ajo përdor një ilaç të paligjshëm që krijon një version më të ri dhe më të bukur të vetvetes. Ky version, i quajtur Sue, sjell pasoja të papritura që eksplorojnë fiksimin me të qenurit përjetësisht e re dhe standardet estetike të shoqërisë.

People shpall Demi Moore “Gruan më të bukur në

Përtej mesazhin të fortë që ky film ka pasur, vetë aktorja është kujdesur herë pas herë të ndajë eksperiencën e saj lidhur me rrugëtimin drejt dashurisë për veten.

"Unë kam një vlerësim të madh për gjithçka që ka kaluar trupi im. Kjo nuk do të thotë që ndonjëherë nuk shikohem në pasqyrë dhe nuk them: "O Zot, dukem e vjetër " ose "Oh, fytyra po më bie”. Por, e pranoj se pamja ime sot nuk përcakton vlerën time apo atë që unë jam," tha ajo për People.

Po ashtu, më herët, mediat kanë bërë publike ditarin e saj, ku aktorja shkruante  mbi luftën me varësinë ndaj alkoolit dhe urrejtjen ndaj vetes.

“Ndihem shumë e neveritur me veten, jo vetëm për përdorimin e drogës, por edhe për njerëzit. Nuk e kuptova kurrë se sa egoiste dhe e padrejtë isha," shkruante ajo.

Megjithatë, pas shumë vitesh, Demi Moore ka mësuar të dojë veten në cilindo dimension, duke u kthyer në frymëzim për shumë gra dhe vajza kudo në botë.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎