Metropolitan

Raporti tronditës: Pretendohet se i ati i Elon Musk ka abuzuar seksualisht me fëmijët e tij

Raporti tronditës: Pretendohet se i ati i Elon Musk ka abuzuar seksualisht
AFP via Getty Images

Errol Musk, baba i miliarderit të teknologjisë Elon Musk, është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me 5 nga fëmijët e tij, qysh prej vitit 1993. Raporti u bë publik nga New York Times (NYT) gjatë ditës së sotme, 23 shtator 2025.
 
Errol i hodhi poshtë akuzat, duke e quajtur raportin “budallallëk” dhe “të rremë”.
 
Sipas NYT, këto akuza mund të jenë edhe arsyeja se pse Elon Musk e përmend shumë rrallë të atin e tij, 79 vjeç. Sipas saj, anëtarë të tjerë të familjes kanë kontaktuar Elon-in në disa raste, duke e shtyrë atë që të ndërhyjë në disa raste.

Mbështetur te letrat personale, email-et dhe intervistat me anëtarë të familjes, NYT tha se Errol Musk, i cili ka të paktën nëntë fëmijë dhe ka qenë i martuar me tre gra, "mban një ndikim të fuqishëm mbi pjesën më të madhe të familjes".
 
Nga regjistrat gjyqësorë, korrespondencat personale, punonjësit socialë dhe intervistat me anëtarët e familjes, NYT tha se akuzat më të hershme ndaj Errol Musk datojnë që nga viti 1993, kur vajza e tij katërvjeçare u tha të afërmve se ai e kishte prekur në vende intime.
 
Një dekadë më vonë, vajza e tij tha se e kishte kapur atë duke nuhatur rrobat e saj të papastra, raportoi NYT, duke shtuar se disa anëtarë të familjes kanë akuzuar gjithashtu atë për abuzim me dy nga vajzat dhe një prej djemve.
 
Tre hetime të ndara nga forcat e rendit u hapën, tha media, duke cituar regjistra policie dhe gjyqësorë, si dhe rrëfime nga anëtarë të familjes. Dy nga këto hetime përfunduan pa masa konkrete, ndërsa është e paqartë se çfarë ka ndodhur me hetimin e tretë.
 
"Nuk ka prova sepse ky është një budallallëk," tha Errol Musk në një deklaratë për NYT, duke shtuar se "raportet janë të pavërteta". Ai akuzoi anëtarët e familjes që po "i bënin fëmijët të thoshin gjëra të pavërteta" dhe se ata po përpiqeshin të shantazhonin Elon-in, djalin e tij më të madh.
 
Elon Musk ka folur për një marrëdhënie të vështirë me Errol-in, pavarësisht se rastet kur ka dhënë një deklaratë për të, kanë qenë shumë të rralla. Elon është shprehur për “Rolling Stone” në vitin 2017 se “babai i tij ka bërë çdo të keqe që mund të mendohet”.  Ai tha se kishte shkuar të jetonte me babanë në moshën 10-vjeçare, ndërkohë që fëmijët e vegjël, Kimbal dhe Tosca, kishin qëndruar me nënën e tij.
 
"Unë ndihesha keq për babanë, sepse nëna ime kishte fëmijët e tjerë. Ai dukej shumë i trishtuar dhe i vetmuar. Kështu që mendova, 'mund të jem shoqëruesi i tij,'" tha ai, duke shtuar se nuk e dinte asokohe se ç’lloj njeriu ishte i ati dhe rezultoi se nuk ishte një ide e mirë qëndrimi me të.
 

REELS

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti