Horoscope

Ti e di vetë, por të sugjerojmë të mos u kërkosh borxh këtyre shenjave (se do pendohesh)

Ti e di vetë, por të sugjerojmë të mos u kërkosh borxh
Getty

Të gjithë ndodhemi në ndonjë situatë ku na duhet të kërkojmë lekë. Arsyet janë të ndryshme: Një porosi që vjen papritur, muaj i vështirë, vonesë në pagë etj, ndaj domosdo, drejtohemi te miqtë për të marrë borxh. Ca na i japin pa u menduar 2 herë, ca i shënojnë dhe t’i kujtojnë 100 herë. Cilat janë këto shenja?
 
Luani
 
Ndërsa shenjat e tjera të zodiakut mund të të japin ndonjë 2,000 lekësh borxh dhe të presin me durim derisa t’ua kthesh, por Luani s’është rasti. Kjo shenjë e Zjarrit është plot vetëbesim dhe nuk e ka aspak problem të ta rikujtojë troç se i ke lekë borxh.
 
Pasi kaloni kohë bashkë, ka shumë gjasa që të të vijë një deklaratë: “Moj, më ke 20 mijë lekë borxh ti mua. Kur e ke në plan të m’i japësh?”. Në këtë rast, ose nxirri nga kuleta dhe justifikohu se ke harruar, ose jepi një datë të saktë se kur do i japësh borxhin Luanit.
 
Virgjëresha

Ti e di vetë, por të sugjerojmë të mos u kërkosh borxh
Getty


Virgjëreshat do të të kërkojnë çdo qindarkë, na beso! S’është fare habi që janë në këtë listë, se mbajnë çdo gjë shënim. Virgjëresha edhe borxhin ta jep si me mëdyshje, ndaj nëse s’ia jep lekët, përballu me ndonjë qëndrim të ftohtë dhe në fund, me ndonjë mesazh pa asnjë filtër.
 
Bricjapi
 
Bricjapët janë shumë të kujdesshëm me buxhetin e tyre dhe ndoshta, borxhi që të kanë dhënë as nuk i rëndon fare, por hej, korrektësia ka shumë rëndësi. Bricjapët nuk lëshojnë pe kur vjen puna te kufijtë financiarë. Për të mbajtur marrëdhënie të shëndetshme, ata besojnë se çdo monedhë e huazuar duhet kthyer. Nuk u pëlqen të jenë në borxh ndaj dikujt, por edhe më shumë e urrejnë kur të tjerët kanë borxh ndaj tyre.
 
Të sunduar nga Saturni i rreptë, Bricjapët e shohin si një shenjë respekti që t’u kthesh lekët menjëherë. Për të qëndruar në marrëdhënie të mira me ta, më mirë jepja ato kartëmonedhat, që të mos përflitesh kudo.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎