Metropolitan

Tom Hiddleston reagoi si të gjithë ne kur u përmend ish-i i tij (Taylor Swift!)

Tom Hiddleston reagoi si të gjithë ne kur u përmend ish-i i tij
Getty

E dimë, i papritur si lajm! Tom Hiddleston dhe Taylor Swift janë ndarë që në vitin 2016, por ca njerëz nuk harrojnë kurrë!

Aktori ishte i ftuar në një intervistë për radion britanike "Heart", së bashku me Karen Gillan dhe foli për mënyrën se si e kalon kohën e lirë.

“Gjithmonë humbas te videot me momente sportive,” tha Tom, duke shtuar se ka gazetarë që shkruajnë aq bukur për sportin dhe se ai i lexon me kërshëri artikujt.

Në atë moment, moderatori Devin Griffin, e pa të arsyeshme që ta ndërpriste dhe të fliste për Taylor Swift dhe dëshirën e saj për të lexuar mbi recetat e gatimit, fakt që e përmendi në podkastin "New Heights", i cili prezantohet nga Jason Kelce dhe i dashuri i saj, Travis.

"E sapo mësuam që Taylor Swift është një fanse e madhe e një blogu me receta bukësh,” tha ai me humor.

Përmendja e papritur e ish-it e bëri Tom-in të ngrinte, ndërsa Karen ndërroi bisedën.

Tom Hiddleston reagoi si të gjithë ne kur u përmend ish-i i tij

Për ata që kanë harruar: Tom dhe Taylor u lidhën shkurt në vitin 2016, pasi u takuan e folën bashkë në Met Gala. Lidhja e tyre zgjati vetëm tre muaj dhe sipas Us Weekly, ishte Taylor ajo që kërkoi ndarjen.

“Ajo vendosi t’i jepte fund lidhjes,” tha asokohe një burim pranë ish-çiftit. Sipas tij, Tom u ndje i turpëruar që romanca u shua kaq shpejt.

Tom Hiddleston reagoi si të gjithë ne kur u përmend ish-i i tij

"Ajo e dinte çfarë reagimesh sjellin shfaqjet e hapura të dashurisë, por Tom nuk i mori seriozisht shqetësimet e saj", u shpreh burimi.

Kur Swift publikoi albumin e saj të gjashtë, "Reputation", një vit pas ndarjes, fansat vunë re se ajo i bëri një referencë bluzës famëkeqe të Tom-it me mbishkrimin “I ?? T.S.” në videon e këngës "Look What You Made Me Do".

Tom Hiddleston reagoi si të gjithë ne kur u përmend ish-i i tij

Që nga ndarja, kontaktet mes tyre kanë qenë minimale, ndaj nuk është çudi që Tom mbeti pa fjalë kur u përmend Taylor. E po, na ka ndodhur të gjithëve. Njeri është edhe Tom!

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎