Metropolitan

Trailer-i i “Wuthering Heights” është bërë tema më e diskutuar në internet, por pse?

Trailer-i i “Wuthering Heights” është bërë tema
Wuthering Heights/ YouTube

Shumë vulgar? Pornografi që kamuflohet si film për shitje biletash? Tradhti ndaj një prej librave më të pëlqyer? Shumë komente, kritika dhe vëmendje ka marrë trailer-i i ri i filmit “Wuthering Heights” (“Lartësitë e Stuhishme”), i përshtatur nga romani klasik i Emily Brontë.

Trailer-i i “Wuthering Heights” është bërë tema

Që pas publikimit të trailer-it gjatë javës së kaluar, shumë njerëz e diskutuan gjatë e gjerë, por në vendim unanim vendosën që filmi ka shumë skena seksi dhe është praktikisht, i përqendruar vetëm në marrëdhëniet intime, si dhe përshtatja e personazheve nuk është bërë siç duhet.

Filmi publikohet më 14 shkurt 2026 dhe nga ajo që shihet në trailer, duket se do të jetë një histori e nxehtë me tension seksual, korse provokuese, skena me gatim buke që kanë tone erotike, gjeste sugjestive me vezë dhe një atmosferë dukshëm më erotike sesa ajo që krijon tragjedia gotike e Brontë-së. Sigurisht, historia pasionante e dashurisë shkatërruese mes Catherine dhe Heathcliff ka qenë gjithmonë një rrëfim i dëshirës së fuqishme, por në film, erotizmi është në një nivel krejt tjetër. Gjithashtu, edhe sloganet “Drive Me Mad” (“Më çmend”), si dhe muzika e filmit, e cila përfshin këngë të Charli XCX, ka ngjallur shumë kureshtje, por jo për mirë.

Shumë njerëz po ankohen se ngarkesa erotike e librit, e cila qëndron pikërisht te mungesa e kontaktit seksual mes protagonistëve, po banalizohet nga ajo që shumë e kanë quajtur “50 Hijet e Brontë-së”, referuar “50 Shades of Grey”.

"Vizualisht i bukur, por krejtësisht bosh dhe i gabuar. Kjo s’ka asnjë lidhje me "Wuthering Heights", duket më shumë si një romancë vulgare/pështatje me stilin e "Bridgerton". S’e di çfarë ka menduar Fennell me këtë projekt, është vërtet e tmerrshme dhe fyese për veprën origjinale. Thjesht ew", u shpreh dikush.

 “A duhej vërtet ta bënin “Wuthering Heights” kaq të seksual?” pyeti një përdorues, i X, ndërsa një tjetër shtoi se çuditërisht, filmi duket shumë pervers.

Të tjerë shprehën shqetësime se romanca e ndaluar letrare, e mbushur me reflektime mbi ndarjet shoqërore, nuk mund të zëvendësohet nga skena tipike të “Saltburn” apo “Bridgerton”.

Dikush tjetër tha se nëse Emerald Fennell do të bëjë një film erotik, le ta bëjë, por të mos terrorizojë shkrimtaren. 

Më tej, një komentues u shpreh se Emily u ngrit nga varri, pas trailer-it të publikuar!

Të tjerë, vunë re një tjetër dallim: Jacob Elordi, në rolin e Heathcliff (i përshkruar në libër si një djalë i ri me flokë të zinj, sy të errët, lëkurë të errët dhe prejardhje cigane), si dhe Margot Robbie, në rolin e Catherine (e cila në libër është në fund të adoleshencës dhe shumë më pak bionde).

Trailer-i i “Wuthering Heights” është bërë tema

Pra, duket se përshtatja e romanit, nuk është pritur me aq entuziazëm, edhe pse vjen nga Emerald Fennell, e cila ka fituar Oscar për Skenarin më të Mirë Origjinal me filmin “Promising Young Woman” (2021). Ajo është regjisorja e “Saltburn”, një prej më të komentuarve gjatë vitit të kaluar në TikTok.

Kasti i "Wuthering Heights" përbëhet nga Margot Robbie, Jacob Elordi dhe yllin e “Adolescence”, Owen Cooper.

 

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎