Showbiz

Vijon drama! Fatmiri i përgjigjet Angela-s: “Mbahet mend nga meshkujt që ka pasur”

Vijon drama! Fatmiri i përgjigjet Angela-s: “Mbahet mend nga meshkujt
@fatmirhysenbelliu/ Instagram

Ndaloni gjithçka që jeni duke bërë dhe lexoni! Fatmir Hysenbelliu e lexoi mesazhin e gjatë të Angela Martini-t dhe akuzat e saj dhe vendosi të kthejë një përgjigje në “Live From Tirana”.

Pasi i uroi një mëngjes të mirë Ronaldo Sharkës, Fatmiri u shpreh se modelja u largua nga Shqipëria, pasi ai i tha se nuk kishte më interes tek ajo.

“Kjo situatë është për të qeshur dhe për të ardhur keq…si një grua e martuar dhe nënë fëmije, që besoj jeton përtej oqeanit e që nuk kam pasur kontakt me të që nga viti 2015 dhe që unë nuk e konsideroj lidhje…Kanë qenë shumë miq rreth nesh në atë periudhë që mund ta vërtetojnë se ajo u largua nga Shqipëria, sepse unë i thashë që nuk kam më interes tek ajo”.

Fatmiri shtoi se modelja e ka kthyer situatën sipas dëshirës së saj dhe sqaroi edhe çështjen e reklamës së Birra Tiranës.

“Dhe në vitin 2025 ta kthesh situatën sipas dëshirës është vërtet wow! Ku mund të arrijnë njerëzit për çfarëdolloj përfitimi që duan ta arrijnë dhe nuk e kuptoj nëse është për të hedhur baltë mbi imazhin tënd ose të familjes tënde për përfitime nga të tjerët! Sa i përket reklamës për një nga bizneset tona, kur ne e blemë si kompani, stafi i ri që kemi vendosur përdori reklamat ekzistuese dhe njëra nga to paska qenë edhe kjo. Tani mora vesh që ajo ka hedhur në gjyq kompaninë që të mos përdorej më imazhi i saj, sepse donte më shumë lekë, por gjyqi ka përfunduar në favorin tonë dhe ajo reklamë nuk është përdorur më”.

Më tej, ai saktësoi se nuk i ka thënë asnjë gazetari të mos shkruajë për Angela-n:

“Sa i përket lajmeve, asnjë gazetari nuk i kam thënë që të dalë ose të mos dalë ajo në mediat tona, as unë, as familja ime, sepse nuk përbën asnjë lloj interesi për ne. Jo më t’u themi mediave të tjera (ku secila është e pavarur). Përkundrazi, ajo ka dalë gjithmonë kur ka qenë lajm te ne, jo më afër se dje! Mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi i gazetarit, por për këtë nuk di ç’të them, gazetarët janë të pavarur!”.

Ai vijoi duke thënë se ndoshta Angela nuk di të kërkojë emrin e saj dhe se ka arritur shumë larg për klikime.

"Nuk është faji im nëse ajo vajzë nuk di emrin e vet dhe e kërkon me “G” dhe jo me “Xh” dhe nuk i dalin lajmet. Nëse futesh, ke 100 lajme të saj në mediat tona. Pashë që vetëm 2-3 lajme të para shumë viteve nuk happen dhe po e investigojmë këtë gjë. Por të arrijë një person deri këtu, të “hapë zorrët e barkut” për klikime apo lajme… turp t’i vijë!”.

“Nuk do të prononcohesha për askënd, sepse nuk dua t’i jap rëndësi një personi që nuk ekziston për mua, kur unë kam jetën time. Por thjesht të bëra një përmbledhje për respekt. Besoj se ajo vajzë duhet të na kërkojë një falje të madhe, sepse ne jemi një familje që gjithçka e kemi arritur me forcat tona, në mënyrë të ndershme, jo si ajo, që mbahet mend vetëm nga meshkujt që ka pasur dhe nga asgjë e arritur në jetë!”, përfundoi ai.

Fatmiri ka reaguar pas akuzave të Angela Martini-t, të cilat i lexoni këtu.

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎