Jemi në serinë e radhës të “përplasjes në distancë” mes Noizy-t dhe Mozzik. Ky i fundit ka komentuar ditën e sotme deklaratat e reperit, i cili ironizoi hapur ndalimin e tij nga policia lidhur me disa orë luksoze. (Lexo këtu)
“Hajde, le të na ndihmojë. Komuniteti i artistave le të më përkrahë, edhe unë jam artist”, tha Mozzik, po ashtu, me ironi.
Lidhur me dy orët luksoze, Richard Mille dhe një Rolex, Mozzik u paraqit sërish pranë autoriteteve, ku u prononcua për Gazetën Demos.
“Në momentin që e kam publikuar foton, ka qenë një ditë para se të vija nga Zvicra në Kosovë.
Kur kam ardhur ka qenë një kontroll rutinor, normal. Ishte thjesht një kontroll rutinor, asgjë më shumë. Janë procedura që duhet të respektohen”, u shpreh ai.
Aq ishte, shpresojmë që këto ironi të kthehen në këngë të bukura.