
E po, kjo periudhë qenka shumë e zënë për Eglin! Fillimisht e pamë në televizion, në emisionin “Yes Day” në Top Channel, ku besojmë se i merr goxha kohë, duke marrë në konsideratë xhirimet, të papriturat etj.
Por, kjo s’do të thotë që Egli ka lënë pas muzikën! Ajo, përmes një postimi në Instastory, na tregoi se po punon për një këngë të re, “Nëse t’kujtohem”.
Egli tregoi se kjo këngë është në proces, duke i bërë tag edhe Anxhelo Koçit.
Tani, presim se kur do të publikohet, ndërkohë, mund të dëgjosh intervistën e saj në “The Dalina Show”, ku foli për shumëçka, që nga marrëdhënia me Gjestin deri te bashkëpunimet me Fifin.