Metropolitan

Yolanda Hadid flet për sfidat e Bella-s me sëmundjen Lyme: “Një ferr i panjohur”

 

Yolanda Hadid flet për sfidat e Bella-s me sëmundjen Lyme:
Yolanda Hadid/Instagram

 

Yolanda Hadid tregoi vuajtjet që po kalon vajza e saj Bella Hadid ndërsa po trajtohet për sëmundjen Lyme. Më 18 shtator, të enjten, ylli i "Real Housewives of Beverly Hills", 61 vjeç, postoi një seri fotosh në Instagram, nga spitali, ku Bella shfaqej e shtruar dhe rrëfeu për gjithë sfidat shëndetësore të së bijës.

"Siç mund ta kuptoni, shikimi i Bella-s sime që lufton në heshtje e ka çarë thellë shpirtin tim, duke më mbushur me dëshpërim të pafundëm. Paaftësia e padukshme e sëmundjes kronike neurologjike Lyme është e vështirë për t’u shpjeguar ose kuptuar nga kushdo”, duke shtuar se në sytë e vajzës së saj ka vuajtje.

Yolanda Hadid flet për sfidat e Bella-s me sëmundjen Lyme:

Yolanda, e cila u diagnostikua me sëmundjen Lyme në vitin 2012, tha se vitet e fundit ka ndaluar së foluri për luftën e saj personale, për t’u përqendruar në shërimin e saj. Ajo e quajti veten "CEO-n e shëndetit" të saj dhe shtoi se është ende e vendosur të gjejë një kurë të përballueshme për të gjithë. Më tej, Yolanda i thuri elozhe së bijës për qëndrueshmërinë dhe guximin që ka treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë, të cilën e cilësoi si “një ferr të panjohur”.

"Për Bellita-n time të bukur: Ti je e pamposhtur dhe guximtare. Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë në trupin e tij një sëmundje kronike. E admiroj guximin tënd dhe gatishmërinë për të vazhduar luftën për shëndetin, pavarësisht protokolleve të dështuara dhe pengesave të panumërta që ke hasur. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për errësirën, dhimbjen dhe ferrin e panjohur që ke jetuar që nga diagnostikimi yt. Ti nuk ke jetuar, ke mësuar si të ekzistosh brenda burgut të trurit tënd të paralizuar."

Yolanda Hadid flet për sfidat e Bella-s me sëmundjen Lyme:

Më tej, shkroi:

"Jam shumë krenare për luftëtaren që ti je. Nuk vetëm! Të premtoj që do të jem me ty në çdo hap të rrugës, pa marrë parasysh sa kohë do të marrë kjo. Ke luftuar me 1 muaj tjetër trajtimi dhe e di që Zoti është i mirë, mrekullitë ndodhin çdo ditë! Po lutem për shërimin tënd të shpejtë, zemra ime. Kjo sëmundje na ka ulur në gjunjë, por gjithmonë ngrihemi përsëri. Do të vazhdojmë të luftojmë për ditë më të mira së bashku. Ti je një mbijetuese… Të dua kaq shumë, luftëtarja ime e pabesueshme”, përfundoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YOLANDA (@yolanda.hadid)

Postimi i Yolanda-s vjen një ditë pas që Bella ndau foto në Instagram nga shtrati i spitalit, duke kërkuar falje për mungesën e saj të fundit nga jeta publike.
 
"Me vjen keq që gjithmonë zhdukem, ju dua shumë," shkroi ajo në përshkrimin e postimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bella ???? (@bellahadid)

Bella u diagnostikua me sëmundjen Lyme në vitin 2012, së bashku me mamanë dhe vëllain e saj më të vogël, Anwar.

Yolanda Hadid flet për sfidat e Bella-s me sëmundjen Lyme:
 
Sëmundja Lyme shkaktohet nga bakteret Borrelia, të cilat zakonisht transmetohen te njeriu përmes një krimbi. Në rastet më të rënda, ajo mund të përhapet në sistemin nervor, duke u quajtur “Lyme neurologjike”.

Yolanda Hadid flet për sfidat e Bella-s me sëmundjen Lyme:
 
Sipas CDC, komplikimet neurologjike ndodhin më shpesh në sëmundjen Lyme të përhapur herët, me mpirje, dhimbje, dobësi, paralizë të muskujve të fytyrës dhe probleme me shikimin, si dhe simptoma të meningjitit, siç janë ethe, probleme me qafën dhe dhimbje të forta koke.

 

REELS

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti